Homazhe për Azem Hajdarin/ Ilir Meta: Shpirti i protestës do rivendosë demokracinë që sistemi i llogaridhënies të funksionojë për 200 vitet e ardhshme
Ish-kreu i Shtetit bëri thirrje për protesta që siç u shpreh ai “sistemi i llogaridhënies të funksionojë për 200 vitet e ardhshme”.
Meta u shpreh se numri i ulët i nxënësve të regjistruar në shkolla tregon se kemi nje kërcenim serioz për ekzistencën e kombit dhe kjo tha ai vjen nga degradimi i vlerave të demokracisë.
“Është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të kujtuar liderin e lëvizjes studentore, frymëzuesin dhe guximtarin e jashtëzakonshëm për atë lidership aq frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë protestës dhe qëndresës së studentëve, por edhe qytetarëve të tjerë që rrëzuan edhe murin e Tiranës, sikurse ishte rrëzuar më parë ai i Berlinit.
Ky nderim për Azem Hajdarin ka një rëndësi të madhe sepse si asnjë herë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjes e demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut, por edhe ekzistenca e kombit tonë.
Mjafton të shikojmë sot në ditën e parë të shkollës numrin e nxënësve që janë regjistruar për të kuptuar se kemi një kërcënim serioz për ekzistencën e kombit tone, që vjen nga degradimi i vlerave të demokracisë.
Ndaj është shpirti i protestës ajo që do rivendosë demokracinë dhe të garantojë që sistemi i llogaridhënës të funksionojë për 200 vitet e ardhshme”, u shpreh Ilir Meta.