• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nderimet e fundit për Mbretëreshën Elizabeth II në Royal Mile, njerëzit lënë gjithçka për të parë procesionin. Fëmijë e të moshuar shprehin nderimin për të

09/12/2022
in Te tjera
Nderimet e fundit për Mbretëreshën Elizabeth II në Royal Mile, njerëzit lënë gjithçka për të parë procesionin. Fëmijë e të moshuar shprehin nderimin për të
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Turma të mëdha njerëzish janë në pritje për të bërë nderimet e fundit për Mbretëreshën Elizabeth II. Në Royal Mile, mijëra njerëz, vendas, apo vizitorë në qytet, zunë vend në rresht të parë, “të etur” për një vend që do t’u sigurojë një ceremoni historike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Makina e mbretit Charles zbriti në Royal Mile drejt Pallatit të Holyroodhouse, ku më vonë, ai do të drejtojë një procesion të familjes mbretërore pranë arkivolit të Mbretëreshës në Katedralen e Shën Giles.

Të tjerë qyetarë kanë mbajtur radhën për të bërë nderimet e tyre të fundit, duke kaluar pranë arkivolit të Mbretëreshës, ndërsa ai qëndron në katedrale.

Njerëzit e parë filluan të mblidheshin dhe të viheshin në radhë në parkun Meadows rreth orës 08:00 të mëngjesit, raporton BBC e cila ka intervistuar disa prej tyre dhe ka përcjellë emocionet që përshkojnë ata për lajmin e trishtë të vdekjes së Mbretëreshës.

Ndër ata që prisnin jashtë katedrales për të parë procesionin ishte Linda Greenshields, e cila kishte shkuar aty që në orën 07:00.

Ajo udhëtoi nga Larkhall, South Lanarkshire, me një flamur që halla e saj e kishte valëvitur kur u bë kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth në vitin 1953.

“Më duhej të vija dhe të bëja nderimet e mia të fundit”, tha ajo për BBC Radio 5 Live.

“Do të jetë shumë emocionuese, Mbretëresha thjesht ka qenë gjithmonë atje, është shumë e trishtueshme.”

Joyce, e cila jeton “tek cepi” i rrugës ku ndodhet Pallati i Holyroodhouse, tha:

“Normalisht çdo gjë do të ishte në Londër, kështu që për njerëzit këtu, ka bërë një ndryshim të madh dhe unë mendoj se ju duhet të merrni pjesë. Unë qëndrova në ëest End për orë të tëra dje duke pritur që të kalonte procesioni i arkivolit, por nuk isha e sigurt nëse do të mund të qëndroja përsëri për kaq gjatë, kështu që solla një karrige sot. Ajo ka dhënë gjithçka për gjithë këto vite – ndiej se hoqi dorë aq shumë nga shumë gjëra për të bërë atë që bëri. Jeta e saj mund të kishte qenë kaq e ndryshme nëse ajo nuk do të ishte Mbretëresha,” shtoi ajo.

Lojëra në tavolinë, fleta për t’u ngjyrosur dhe tableta ishin furnizimet që kishte marrë me vete Keith Knoëlton për katër fëmijët e tij që kishin qenë në Royal Mile që nga ora 07:00.

Ai tha për BBC: “Ata kishin shkollë sot, por mendova se ia vlente t’i merrja për të parë këtë ngjarje historike. Duke jetuar në Edinburg për disa vite tani, ne thjesht ndjemë se ishte e rëndësishme që fëmijët tanë të dëshmonin një pjesë të historisë. Kam respekt të madh për Mbretëreshën dhe me të vërtetë besoj, si një amerikan, ne nuk kemi pasur një aleat më të fortë, besnik dhe më të qëndrueshëm se Mbretëresha dhe jam shumë mirënjohës që kam mundësinë të jem këtu.”

Australianja Jane Sutherland, 77 vjeç, u zhvendos në Skoci në vitin 1968 dhe tani jeton në Liberton, në anën jugore të Edinburgut. Ajo vendosi një karrige në Royal Mile disa orë përpara se të fillonte procesioni.

“Isha vetëm gjashtë apo shtatë vjec, por e mbaj mend Mbretin e fundit”, tha ajo. “Ishte një ngjarje e madhe në Australi kur ai vdiq. Është mirë të jesh këtu mes njerëzve ku gjithçka po ndodh. Është shumë ndryshe. Është histori.”

Ajo tha se “i tërhoqi zvarrë nipërit” në Pallatin e Holyroodhouse për të vendosur lule dhe shkoi në ceremoninën e shpalljes së mbretit Charles.

“Unë mendoj se mbretëresha ishte personi më i mrekullueshëm dhe një shembull i shkëlqyer për të gjithë me përkushtimin e saj dhe atë buzëqeshje të saj.”

Jen dhe djali i saj tetë vjeçar Theo, shkolla e të cilit kishte një festë publike lokale të hënën, kishin udhëtuar nga Falkirk në Edinburg.

Ata u ulën në trotuarin në gjysmën e poshtme të Royal Mile pranë Pallatit të Holyroodhouse, më shumë se tre orë përpara se të fillonte procesioni.

“Është vetëm pjesë e historisë,” tha Jen. “Mbretëresha ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Gjyshja ime është e një moshe të ngjashme dhe ajo ka qenë gjithmonë atje. Është pak e çuditshme. Unë dua që ai (Theo) të ketë të njëjtën marrëdhënie me familjen mbretërore si unë. Mbretërit ishin gjithmonë aty dhe nuk mendoj se duhet ta lëmë atë të vdesë. Nuk di për askënd tjetër, por më bën të ndihem i sigurt. Është e çuditshme, por ka gjithashtu një ndjenjë gëzimi sepse nuk kam njohur kurrë një mbret. Gjyshërit e mi e kanë njohur, por është një fillim i ri për mua.”

Related

Previous Post

Fjalët e Prince Harry në nder të Mbretëreshës Elizabeth II: Na jepte këshilla të shëndosha, kishte buzëqeshje “ngjitëse”. Na mungon të gjithëve

Next Post

Ukraina: Forcat ruse po pësojnë disfatën më të rëndë që pas zmbrapsjes nga Kievi

Lajme të ngjashme

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

by redaktor2
03/31/2025
0

Nga mbulesat e akullit polare deri te ujërat e butë, fokat banojnë në oqeanet në mbarë botën, nga Arktiku në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
  • Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Ap…
  • Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me f…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.