• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Po zbehet miti i liderit të pathyeshëm”, analiza e BBC: A do të ketë pasoja për Putinin përparimi i Ukrainës

09/12/2022
in Te tjera
“Po zbehet miti i liderit të pathyeshëm”, analiza e BBC: A do të ketë pasoja për Putinin përparimi i Ukrainës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ukraina ka përparuar në mbrojtjen e territoreve të saj, kundër forcave ruse.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

BBC sjell një panoramë të situatës së luftës dhe gjendjes së forcave ruse.

Dihet që programi kryesor javor i lajmeve i televizionit shtetëror rus i bën jehonë sukseseve të Kremlinit, por edicioni i djeshëm është hapur në një tjetër mënyrë,  me një pranim të rrallë të situatës aktuale.

“Në vijën e parë të operacionit special në Ukrainë, kjo ka qenë java më e vështirë deri më tani”, deklaroi spikerja, Dmitry Kiselev, për të vijuar më tej : “Ishte veçanërisht e vështirë përgjatë frontit të Kharkiv, ku pas një sulmi nga forcat armike që ishin më të mëdha se tonat, trupat ruse u detyruan të largoheshin nga qytetet që kishin çliruar më parë.”

Moska i kishte pushtuar ato zona muaj më parë, por pas një kundër-ofensivë të rrufeshme nga ushtria ukrainase, ushtria ruse ka humbur një territor të konsiderueshëm në veri-lindje të Ukrainës.

“Ministria ruse e mbrojtjes hodhi poshtë thashethemet se trupat ruse u larguan të turpëruar nga Balakliya, Kupiansk dhe Izyum”,.

Në tabloidin Moskovsky Komsomolets, një analist ushtarak kishte një pikëpamje të ndryshme: “Tashmë është e qartë se ne e nënvlerësuam armikun. Forcave ruse iu desh shumë kohë për të reaguar dhe kolapsi erdhi… Si rezultat, ne pësuam një disfatë dhe u përpoqëm të minimizonim humbje duke tërhequr trupat tona në mënyrë që ata të mos rrethoheshin”.

Kjo “humbje” ka ndezur zemërim në kanalet pro-ruse të mediave sociale dhe në mesin e blogerëve “patriotë” rusë, të cilët kanë akuzuar ushtrinë e tyre për gabime.

Kështu ka bërë edhe lideri i fuqishëm i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

“Nëse sot ose nesër nuk bëhen ndryshime në strategji,” paralajmëroi Kadyrov, “do të detyrohem të flas me udhëheqjen e ministrisë së mbrojtjes dhe udhëheqjen e vendit për t’u shpjeguar atyre situatën reale në terren. Është një situatë befasuese.”

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur Vladimir Putin urdhëroi një pushtim të plotë të Ukrainës.

Në ditët që pasuan, mbaj mend politikanë, komentues dhe analistë rusë në TV këtu që parashikonin se ai që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” do të përfundonte brenda disa ditësh; se populli ukrainas do t’i përshëndeste trupat ruse si çlirimtarë dhe se qeveria e Ukrainës do të shembet si një paketë letrash. Por kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj, më shumë se gjashtë muaj më vonë, ushtria ruse ka humbur terren”, tha ai.

Pra, këtu është një pyetje kyçe: a do të ketë kjo pasoja politike për Vladimir Putin?

Në fund të fundit, për më shumë se 20 vjet, zoti Putin, brenda elitës ruse, ka gëzuar një reputacion si fitues; sepse gjithmonë arrin të dalë i pathyeshëm.

Çfarëdo nyje apo zinxhiri në të cilin ai lidhej, zoti Putin gjithmonë arrinte të rrëshqiste.

Kjo ndryshoi pas 24 shkurtit.

Gjashtë muajt e fundit sugjerojnë se vendimi i Presidentit Putin për të pushtuar Ukrainën ishte një llogaritje e gabuar.

Në pamundësi për të siguruar një fitore të shpejtë, Rusia u zhyt në një ofensivë të gjatë e të përgjakshme dhe ka pësuar një sërë humbjesh të turpshme.

Kur atmosfera e pathyeshmërisë e një lideri autoritar zbehet, kjo mund të shkaktojë probleme për liderin rus.

Vladimir Putin do ta njohë historinë e Rusisë. Nuk ka përfunduar mirë për liderët e kaluar rusë, të cilët kanë luftuar dhe nuk i kanë fituar ato.

Humbja e Rusisë nga Japonia çoi në Revolucionin e parë Rus të vitit 1905.

Dështimet ushtarake në Luftën e Parë Botërore ndezën Revolucionin e 1917 dhe fundin e Carit.

Publikisht, megjithatë, Presidenti Putin nuk ka ndërmend të përfundojë humbës.

Të hënën, zëdhënësi i tij Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Operacioni special ushtarak rus vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të përmbushen të gjitha detyrat që ishin vendosur fillimisht”.

E cila na çon në pyetjen tjetër kryesore: çfarë do të bëjë zoti Putin më pas?

Do të jetë e vështirë të gjesh dikë këtu që e di se çfarë po mendon dhe planifikon Vladimir Putin.

Por këtu janë dy gjëra që ne dimë; presidenti rus rrallë pranon se ka bërë gabime. Dhe ai rrallë bën kthesa.

Related

Previous Post

Gazetarja seksi nuk përmbahet, premton se do ta ndjekë nudo sfidën Barcelona-Bajern nëse…

Next Post

Situatë e tensionuar te Bajerni, konfrontim i ashpër mes Nagelsman dhe lojtarëve pas barazimit në kampionat

Lajme të ngjashme

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

by redaktor2
03/31/2025
0

Nga mbulesat e akullit polare deri te ujërat e butë, fokat banojnë në oqeanet në mbarë botën, nga Arktiku në...

Comments 2

  1. Anthonyher says:
    2 years ago

    Инструкций по применению моющих (щелочных и кислотных), Инструкция содержит сведения о моющих, моюще- дезинфицирующих и дезинфицирующих Порошкообразные технические моющие средства ( ТМС) типа МД – 1 https://crystal-tr.ru/product/plenka-stomatologicheskaja-sfmd-speed-30-5×40-5mm/

    Именно поэтому медицинские работники ДОЛЖНЫ всеми дос­тупными им средствами создать все условия, при которых пациент мог бы по возможности МАКСИМАЛЬНО удовлетворить свои потребности в ПОНИМАНИИ, ЗАБОТЕ, ПОМОЩИ https://crystal-tr.ru/product/komplekt-belja-i-odezhdy-sterilnyj-dl/

    Планируется ли появление в вашей продуктовой линейке отдельных препаратов в дополнение к Дезавид Бас для ударной обработки заросшего бассейна (если уехали на месяц, и вода позеленела) и для борьбы с резистивными бактериями, говорят они могут быть виноваты в том, что вода начинает мутнеть, несмотря на правильное дозирование дезинфицирующих средств и т https://crystal-tr.ru/product/vosstanovitel-renmed-k-na-15-l-zhidkij-koncentrat/
    д https://crystal-tr.ru/product-category/medicaldisp/odezhda-medicinskaja/rubashki-kostjumy-kombinezony/
    ?
    Дезинфекция изделий медицинского назначения (на поверхностях, а также в их каналах и полостях) проводится с целью уничтожения патогенных и условно патогенных микроорганизмов: вирусов (в том числе возбудителей парентеральных вирусных гепатитов, ВИЧ-инфекции), вегетативных бактерий (включая микобактерии туберкулеза), грибов (включая грибы рода Кандида) https://crystal-tr.ru/product/sistema-transfuzionnaja-dlja-perelivanija-krovi-igla-1-2h40-18g-sfm-10sht/

    При выборе имени для ребенка необходимо обращать внимание на сочетание выбранного имени и отчества https://crystal-tr.ru/product-category/disinfection/kontejnera/
    Предлагаем вам несколько практических советов и рекомендаций https://crystal-tr.ru/product/gepoglos-v-granulah-15g/

    Методы контроля активности рабочих растворов, его периодичность и критерии оценки полученных результатов должны быть закреплены в Программе производственного контроля, которую утверждает главный врач https://crystal-tr.ru/product/plastyr-5-0h500-na-polimernoj-osnove-v-plastikovoj-upakovke-6-sht/
    Администрация ответственна за его исполнение https://crystal-tr.ru/product/podguzniki-dlja-vzroslyh-predo-abult-standartnaja-pachka-razmer-l/

    Reply
  2. EverettRon says:
    2 years ago

    Все владельцы необходимой вам техники получают уведомление о новом доступном заказе в считанные секунды http://spec-tractor.ru/arenda-avtovyshki.html

    Объем ковша: 3 м?
    Мы уже более 10 лет обеспечиваем своевременную поставку запасных частей на импортную спецтехнику американских, японских, корейских, китайских производителей http://spec-tractor.ru/arenda-gruzovoj-tehnik.html
    За этот период нашими клиентами стали компании из дорожно-строительной, грузовой автомобильной, геологоразведочной отраслей http://spec-tractor.ru/аренда-крана-в-можайске.html

    СпецАвто http://spec-tractor.ru/arenda-gruzovoj-tehnik.html
    ру – это агрегатор актуальных предложений по продаже и покупке спецтехники во всех регионах РФ http://spec-tractor.ru/аренда-буровой-установки-в-можайске.html
    Мы собрали тысячи объявлений по продаже кранов, экскаваторов, бульдозеров, катков и другой строительной и дорожной техники на одной площадке http://spec-tractor.ru/%D0%B0%D1%80%D0%B5%D0%BD%D0%B4%D0%B0-%D0%B1%D1%83%D1%80%D0%BE%D0%B2%D0%BE%D0%B9-%D1%83%D1%81%D1%82%D0%B0%D0%BD%D0%BE%D0%B2%D0%BA%D0%B8-%D0%B2-%D0%BC%D0%BE%D0%B6%D0%B0%D0%B9%D1%81%D0%BA%D0%B5.html

    Континент38 http://spec-tractor.ru/

    Объем ковша погрузчика 1 http://www.spec-tractor.ru
    4 м? Max http://spec-tractor.ru/аренда-крана-в-можайске.html
    высота выгрузки 3 http://spec-tractor.ru/аренда-экскаватора-погрузчика-в-можайске.html
    7 м Масса 6 тонн http://spec-tractor.ru/arenda-traktora.html

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
  • Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Ap…
  • Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me f…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.