• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ukraina: Forcat ruse po pësojnë disfatën më të rëndë që pas zmbrapsjes nga Kievi

09/12/2022
in Te tjera
Ukraina: Forcat ruse po pësojnë disfatën më të rëndë që pas zmbrapsjes nga Kievi
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zyrtarë ukrainas thonë se forcat e tyre, me ofensivën e nisur së fundi, i kanë shkaktuar disfatën më të keqe forcave ruse që kur ato u zmbrapsën nga periferitë e Kievit në mars. Ky sukses iu ka dhënë shpresë për fitore banorëve të Ukrainës, ndërsa forcat ruse janë fajësuar për sulme hakmarrëse ndaj civilëve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e shënoi ditën e dyqind të nisjes së luftës kundër Rusisë, duke vlerësuar kontributin e ushtrisë ukrainase, shërbimeve të urgjencës dhe atyre që po vuajnë nga konflikti. Ndërsa kryediplomati rus, Sergei Lavrov i tha televizionit shtetëror rus se Moska është e gatshme për negociata me Ukrainën.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së dielës, presidenti ukrainas tha se deri tani, ndër shumë pajisje luftarake të armikut janë shkatërruar “2,000 tanke, 250 aeroplanë, 200 helikopterë dhe mijëra pajisje të tjera”. “Kjo është një rrugë e vështirë drejt fitores. Por ne jemi të sigurt: ju do t’ia dilni. Do të arrini në kufirin tonë, në të gjitha seksionet e tij. Do të shihni linjat tona dhe shpinën e armikut… Ne do të fitojmë”, tha zoti Zelensky.

Ai i bëri këto komente ndërsa trupat ukrainase po vazhdojnë një kundërsulm që nisi në fund të gushtit. Ofensiva ukrainase fillimisht u përqendrua në rajonin jugor të Khersonit. Por ndërsa Moska ridrejtoi trupat atje, Ukraina nisi një tjetër ofensivë shumë efektive në verilindje, afër qytetit Kharkiv.

Ky veprim e detyroi Moskën të tërhiqte trupat e saj për të parandaluar rrethimin e tyre. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon ushtarët ukrainas duke u përqafuar nga disa banorë, teksa thërrasin “lavdi Ukrainës”. Videoja thuhet se është bërë në një fshat pranë kufirit rus, megjithëse Reuters nuk ishte në gjendje ta verifikojë videon.

Banorët e Kievit ndërkaq janë shprehur të lumtur me suksesin e forcave ukrainase. “Faleminderit Zotit për kundërsulmin. U jemi mirënjohës Forcave tona të Armatosura, djemve tanë dhe guximit të heronjve tanë. Ukraina do të triumfojë”, tha Natalia, banore e Kievit. “Jam shumë e lumtur dhe me shpresë. Unë po i lutem të gjithë perëndive të botës që ne të fitojmë dhe që gjërat të qetësohen të paktën”, tha Liudmyla, gjithashtu banore e Kievit. Ndërkaq, ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov duke folur për televizionin shtetëror rus, tha të hënën se Rusia nuk ishte kundër negociatave me Ukrainën.

“Presidenti Putin duke iu drejtuar pjesëmarrësve të një takimi së fundi tha se ne nuk jemi kundër negociatave, ne nuk i refuzojmë negociatat me Ukrainën, por sa më shumë të zgjasë, aq më e vështirë do të jetë për të rënë dakord për çdo gjë”, tha zoti Lavrov. Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar forcat ruse se kanë sulmuar infrastrukturën civile si hakmarrje ndaj ofensivës së fundjavës nga trupat ukrainase, akuzë e hedhur poshtë nga Rusia.

Zjarrfikësit u përballen me zjarr në një central në Kharkiv të dielën, pas sulmeve me raketa ruse që shkaktuan ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike. Ministri i Mbrojtjes ukrainase, Olkeksii Reznikov ndonëse i matur në vlerësimet për vazhdimin e ofensivës, i tha gazetës “Financial Times” se kjo është disfata më e keqe për forcat ruse që kur u zmbrapsën nga periferitë e Kievit në mars. Zoti Reznikov tha se ofensiva shkoi shumë më mirë se sa pritej, duke thënë: “Është një shenjë se Rusia mund të mposhtet”./VOA

Related

Previous Post

Nderimet e fundit për Mbretëreshën Elizabeth II në Royal Mile, njerëzit lënë gjithçka për të parë procesionin. Fëmijë e të moshuar shprehin nderimin për të

Next Post

I dënuar me mbi 12 vite burg për shpërdorim detyre, Shkupi kërkon sërish ekstradimin e Gruevskit

Lajme të ngjashme

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

by redaktor2
03/31/2025
0

Nga mbulesat e akullit polare deri te ujërat e butë, fokat banojnë në oqeanet në mbarë botën, nga Arktiku në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
  • Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Ap…
  • Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me f…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.