• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kush është porositësi i 2 200 ton naftë që u tentua të futej kontrabandë në Durrës? As policia, as doganat dhe as porti nuk kanë ende një përgjigje

09/13/2022
in Kronikë
Kush është porositësi i 2 200 ton naftë që u tentua të futej kontrabandë në Durrës? As policia, as doganat dhe as porti nuk kanë ende një përgjigje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Futja e karburanteve kontrabandë ka qenë një ndër problematikat kryesore të doganave në Shqipëri. Jo më kot, vendi ynë harxhon zyrtarisht më pak karburant dhe Kosova dhe Maqedonia edhe pse ka një numër makinash më të madh që qarkullojnë se këto dy shtete.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë ditës së sotme, policia njoftoi për kapjen e një anijeje me më shumë se 2 200 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, e cila ishte nisur nga Libia për t’u shkarkuar në Shqipëri. Në njoftimin e policisë theksohet po ashtu se janë arrestuar edhe pjestarët e ekuipazhit të anijes, të cilët janë me shtetësi të Libisë dhe Sirisë, por ajo që të bën përshtypje ka të bëjë me faktin se asnjë prej të arrestuarve nuk është shqiptar.

Policia nuk ofroi asnjë të dhënë për publikun se kush ishin pritësit e ngarkesës kolosale të naftës, të cilët po përpiqeshin që ta fusnin në tregun shqiptar pa paguar taksa.

Sipas përllogaritjeve, me çmimet e sotme, del se nëse anija do të ishte futur kontrabandë ashtu siç kishin planifikuar pritësit e saj në Shqipëri, atëherë tregtari apo tregtarët do të shmangnin më shumë se 2 milionë dollarë taksa, të cilat nuk do të shkonin në arkën e shtetit, por në xhepin e tyre, në një kohë kur shqiptarët sot paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtit në Europë.

Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka dalë me ndonjë informacion për të treguar se kush e kishte porositur një sasi aq të madhe nafte që po përpiqej ta fuste kontrabandë dhe nëse kemi të bëjmë me një rast sporadik apo të përsëritur? Të paktën nga njoftimi i policisë, i cili shprehet se hetimi ka nisur disa muaj më parë, duket se kemi të bëjmë me një rast të përsëritur.

Nga ana tjetër, as Porti i Durrësit nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me personat që e prisnin anijen çisternë me më shumë se 2 200 ton naftë.

Të vetmit që e kanë pësuar nga kjo tentativë e jashtëligjshme për të futur miliona dollarë naftë kontrabandë në Shqipëri janë kapiteni libian i anijes dhe teknikët nga Siria dhe Libia, ndërkohë që duket se porositësit po shohin mundësitë për të bërë një tjetër porosi galopante për naftë pa taksa, në një kohë kur shqiptarët po e blejnë me 240 lekë/ litri, si kurrë më parë.

Dikush duhet të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve “misterin” se si mundet që një anije me naftë të niset nga Libia pa patur një pritës në Shqipëri dhe të pranohet se vendi është kthyer në një parajsë të kontrabandës!

Njoftimi i policisë më herët

Operacioni i koduar “Ring” u finalizua pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Katër persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë (bashkëpunëtorë) janë proceduar në gjendje të lirë.

“Ring” ka vënë në pranga:

A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë”, informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Related

Previous Post

Prokurorët në Hagë kërkojnë 35 vjet heqje lirie për ish komandantin e UÇK-së

Next Post

“Mos komandoni nga zyra, dilni në terren”- Muhamet Rrumbullaku mbledh strukturat vendore: Të përmbushim objektivat e vendosura për 100 ditë

Lajme të ngjashme

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin

by redaktor2
06/13/2025
0

Hazbi Velsula, 31 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Selim Velsula, ka dalë sot para...

Lekë Ndreshaj ka humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Lekë Ndreshaj ka humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

by redaktor2
06/13/2025
0

Një 78-vjeçar nga Lezha ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme. Lekë Ndreshaj, ditën e djeshme ka...

Shqiptarët postojnë hapur në rrjetet sociale trafikimin për në Mbretërinë e Bashkuar, “The Telegraph”: 4 mijë paund me ID italiane nga Irlanda dhe më pas në Angli

Shqiptarët postojnë hapur në rrjetet sociale trafikimin për në Mbretërinë e Bashkuar, “The Telegraph”: 4 mijë paund me ID italiane nga Irlanda dhe më pas në Angli

by redaktor2
06/10/2025
0

Trafikantët e qënieve njerëzore po shfrytëzojnë kufirin e butë midis Britanisë dhe Irlandës për të sjellë emigrantë të paligjshëm në...

KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri

KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri

by redaktor2
06/10/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA , shkarkoi sot nga detyra prokuroren e Shkodrës Marsida Frashëri. Kolegji i Posaçëm i Apelimit,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!
  • “20 vite dashuri e pakusht: Gazetarja Manjola Arizaj Zeka emocionon me dedikimin për të birin”
  • Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt trans…
  • Pasi zyrtarizoi fejesën me Callum Turner, Dua Lipa bën deklaratën tjetër: Do të doja shumë të kisha …
  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.