• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Legalizimi i ndërtimeve pa leje, Zheji: Lojë në kufijtë e kriminales, sondazhet tregojnë se qeveria e Ramës është…

09/14/2022
in Politikë
Legalizimi i ndërtimeve pa leje, Zheji: Lojë në kufijtë e kriminales, sondazhet tregojnë se qeveria e Ramës është…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Analisti Artur Zheji mendon se VKM e qeverisë për të legalizuar ndërtimet pa leje është në fakt një strategji e kryeministrit për të vjelë shuma lekësh që mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas tij sondazhet e nxjerrin qeverinë në nivele pëlqyeshmërie nën 50% dhe prandaj Rama ka nisur fushatën elektorale për t’u dukur në publik si njeriu që po ua merr pasuritë të pasurve dhe po ua jep të varfërve.

Është shoë i Ramës aksioni për ndërtimet pa leje?

Është një lojë në kufijtë e kriminales. Kullat nuk janë kërpudha te baçja e komshiut, por janë disa monstra në qendër të qytetit. Syri i Tiranës është një gjë shumëkatëshe që rritet përditë dhe gjithmonë kanë ecur përpara me shpresën se do legalizohen në një moment. Askush nuk mund të bëjë alibinë që nuk i panë. Doja që Rama të mbante fjalën dhe të thoshtë që katet pa leje do ti kalojnë popullit. Kam frikë se mos është një nisjë për të vjelur para dhe me këtë gjobëvënie të mund të krijojë një depozitë financiare për zgjedhjet e ardhshme. Ka sondazhe që thonë se ka pakënaqësi mbi 50%, qeveria aktuale është në minorancë për pëlqueshmërinë e njerëzve. Mendoj se Rama po përpilon një strategji të re, një Robin Hood që do tua marrë të pasurve dhe do tua japë të varfërve. Mirë e ka si strategji. Detyra e opozitës është që ta çmontojë këtë strategji. Rama ka hyrë në fushatë, ky është fillimi i fushatës. Merita e Ramës është e fillon fushatën para të gjithëve. Edhe Meta e filloi dje. Rama po kolaudon strategjinë për tu dukur si njeriu i popullit.

Ai nuk i përgjigjet akuzave, bën komunikime vetëm mes aktiviteteve…

Ka pasur periudha që Rama na ka lodhur me konferencat e shtypit. Ka një zakon që kur flet, flet pafundësisht. Bën fjalime 1 orëshe. Inflacionin e fjalës që ia kemi denoncuar, tani e ka me kursim.

Me çfarë kreditesh futen secili në këtë fushatë?

Tani nuk kemi qartësi nëse aleanca mes Partisë së Lirisë dhe PD-së është 100% solide. Përfaqësimi i PD dje në protestën e Metës ishte në nivel mesatar. Partia e Lirisë është një parti e qendrës së majtë dhe afrimi i PD-së si qendër e djathtë largon të majtët. Në diversitetin e tyre duhet të krijojnë koherencë. Në 25 Prill diversiteti mes LSI dhe PD solli në moskoordinim të këtyre forcave politike dhe ky ishte shkaktari i humbjes. Nëse do kishte koordinim, Basha do ishte kryeministër dhe Kryemadhi zv.kryeministre. Për hir të fitores së zgjedhjeve PD dhe PL duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me 27 deputetët e tjerë të PD-së që kanë kryetar grupi Alibeajn. Janë ata deputetë që mund të marrin më shumë vota centriste për PD-në. Berisha mbledh votat klasike në PD, votat 30 vjeçare.

Related

Previous Post

Ishin në prag divorci përpara pak kohësh, Ikardi surprizon Uanda Narën

Next Post

Nga himni te kostumi për trajnerët, Premier League me rregulla këtë javë për nder të Mbretëreshës

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.