Edhe pse shfaqen të shqetësuar herë pas herë për problematikat që hasin zgjedhësit e tyere, jo gjithmonë një gjë e tillë qëndron. Në këtë seancë ku diskutohet për sigurinë e qytetarëve Shqiptarë dhe emigracionin masiv, pak ligjvënës shfaqin interes për të qenë prezent në sallë.
Siç shihet nëpërmjet pamjeve, e vetmja ministre në sallë është ajo e Bujqësisë dhe Zhvuillimit rural. Ndërsa një numër i konsiderueshëm deputetësh si nga mazhoranca por edhe nga opozita kanë braktisur seancën plenare.
Çdo deputet që paraqitet në seancë përfiton tarifën e përcaktuar sipas rregullores së parlamentit. A lidhet ptezenca e tyre disa minutëshe vetëm për të përfituar në aspektin ekonomik?
Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...