Nëse skandali i inceneratorëve po hetohet nga SPAK-u dhe nga dita në ditë po furnizohet me materiale shtesë nga opozita; nëse Ilir Meta po mbathet me dosje të njëpasnjëshme akuzash; nëse Berishës i vigjilojnë akuza pas akuzash; nëse ministrat e Ramës u duhet të përballen me akuza të njëpasnjëshme; nëse problemi i hakërrimit por edhe i marrjes së të dhënave do të kalojë kështu si pa të keq nga qeveria; nëse PD-ja dhe cilido tjetër do provohet, ashtu si mëtojnë burimet e SHBA-së, se kanë marrë subvencione ruse, atëherë duket se e ardhmja e këtij vendi dhe mbi të gjitha shpresa është përfundimisht e braktisur. Duket se diskursi i partive tona është më keq se ai që patën në luftën anti-fashiste.
Nëse do të flisje për ideologji, kjo është qesharakja në të gjitha partitë tona, sepse e Majta ka kohë që nuk është e tillë, kurse e Djathta është aq konfuze dhe lëviz në boshtin ideologjik sipas oreksit të Berishës. Por, duket se imediate është krijimi i një narracioni të ri në opozitë, atë që duhet të besojnë njerëzit për të ardhmen e tyre në një rrotacion të mundshëm dhe të nevojshëm pushteti. Për fatin e keq, krimin më të madh që po bëjnë dy partitë kryesore në vend është relativizimi i gjithçkaje. Që do të thotë sesa më shumë të shtyhet kazusi i inceneratorëve dhe hakërrimit të të dhënave, sa kohë do të marrë zbulimi i marrjes së financimeve ruse, sa kohë diskursi politik do të marrë këto, aq më larg do t’i largohemi demokracisë.
Dhe, mënyra sesi po vepron Lindja e tregon hapur se ne e kemi braktisur me kohë demokracinë e vërtetë duke u mbështetur te një gjysmak-demokraci, një prirje që duket hapur në Lindje. “Rreziku i vërtetë në Evropën Lindore-Qendrore nuk vjen nga ideologjia populiste apo përpjekjet për të përmbysur demokracinë, por nga manipulimi i demokracisë…”, shkruan pa cinizëm Krzysztof Jasiewicz te “Is East-Central Europe Backsliding? The Political-Party Landscape”.
- Aktuale
- Editorial
- Ekonomi
- Ekskluzive e jona
- Faqja kryesore
- Kronikë
- Kulturë
- Opinion
- Politikë
- Rajoni & Bota
- Showbiz
- Slider
- Sociale
- Sport
- Te tjera
- Teknologji
- Aktuale
- Editorial
- Ekonomi
- Ekskluzive e jona
- Faqja kryesore
- Kronikë
- Kulturë
- Opinion
- Politikë
- Rajoni & Bota
- Showbiz
- Slider
- Sociale
- Sport
- Te tjera
- Teknologji