Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka mohuar pretendimet se ka pasur një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin.I pyetur nëse raportet, të cilat qarkulluan fillimisht në një kanal në Telegram “General” SVR ishin të sakta, Peskov u përgjigj, “Jo”. Më 14 shtator u raportua se Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë qenë shënjestër e një atentati dhe se gomat e përparme të limuzinës me të cilin ai po udhëtonte shpërthyen. “Daily Mali” shkruan se Presidenti rus nuk u dëmtua nga ky shpërthim dhe se autoritetet kanë bërë një sërë arrestimesh, ndërsa anëtarët e gardës personale të Putinit janë shkarkuar.
I rritur me vuajtje dhe sakrifica, Lefter Maliqi ‘i hap’ zemrën qytetarëve, më telefononi për hallet tuaja
andidati Lefter Maliqi u bën thirrje qytetarëve të votojnë pa imponim, duke premtuar angazhim të vazhdueshëm për t’u shërbyer me...