TIRANË- Me gazin deri në fund, aventura e ‘të fortëve’ të rrugëve të Tiranës tashmë serviret në Tik-Tok. Me makina luksoze të xhiruara për platformën Tik-Tok, të rinjtë kanë xhiruar gomat për të zhvilluar një garë për audiencën e rrjetit social.
Ky aktivitet është pikasur nga policia ku Valon Aliaj me mjetin tip ‘Audi’ me targë angleze është gjobitur me 60 mijë lekë të reja gjobë administrative ndërsa personi i cili e shoqëronte është në kërkim. E çuditshme është fakti se si policia ka identifikuar mjetin me targa angleze ndërkohë që ende nuk ka asnjë gjurmë për atë me targa shqiptare.