• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

127 persona të riregjistruar për të marrë patentën, vetëm 5 ia dalin! Blendi Gonxhja: Nuk po reflektohet, riedukimi është e vetmja mënyrë!

09/20/2022
in Kronikë, Slider
127 persona të riregjistruar për të marrë patentën, vetëm 5 ia dalin! Blendi Gonxhja: Nuk po reflektohet, riedukimi është e vetmja mënyrë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

127 persona janë riregjistruar për të marrë patentën, pasi e kanë humbur atë pas shkeljeve të shumta në qarkullim. Por, nga këta 127, në 2 muaj e gjysmë vetëm 5 ia kanë dalë të marrin patentën, ku sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja nuk ka reflektim nga ana e tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Me anë të një postimi në Facebook, Gonxhja tha se riedukimi në autoshkolla është e vetmja mënyrë që këta persona, pas testimit, të rimarrin patentën.

“Nuk po reflektohet nga ata që humbin pikët e patentës! Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, referuar nga Policia, vetëm 5 kanë rifituar Leje Drejtimin! Vetëm 1 kalues sot në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, në seancën e 7-të që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë, nga 21 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 8 veta! S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i ri nënshtrohen testit teori-praktikë! Koka bën, koka pëson! Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja”, u shpreh Gonxhja.

Heqja e pikëve të patentës hyri në fuqi një vit më parë me ndryshimet e Kodit Rrugor. Kryesisht humbasin pikë ata shoferë që konsiderohen si më të rrezikshëm në rrugë dhe kryejnë manovra të këqija. Një shofer kur pajiset me patentë ka në dispozicion 20 pikë, të cilat mund t’i zbriten ose rriten në varësi të sjelljes së tij në rrugë. Shkelja më e rëndë që parashikon heqjen njëherësh të 15 pikëve që me herën e parë është ajo kur shoferi nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz.

10 pikë hiqen kur shoferi nuk pranon të paraqesë dokumentacionet që i kërkon policia, nuk ndalon në postblloqe, qarkullon nën ndikimin e narkotikëve, nuk ndalon ose nuk lejon të kalojnë emergjencat dhe qarkullon me mjet transportues mallrash pa zbatuar rregullat e sigurisë. Më tej renditen edhe shkeljet më të buta, për të cilat hiqen më pak pikë. Për këto shkelje, por edhe të tjera, kur ripërsëriten brenda një viti, vlera e pikëve të hequra shtohen.

Një pit-stop edukativ është parashikuar për shkelësit me pasojë të lehta në rrugë, në momentin kur kryejnë rinovimin e patentës. Ndryshimet në Kodin e ri Rrugor kanë parashikuar që të shpërblejnë edhe ata që janë model i mirë në rrugë. Nëse brenda 2 vitesh nuk kryen shkelje, atëherë në patentë shtohen 2 pikë për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh.

Related

Tags: patenta riedukimi
Previous Post

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, Muhamet Rrumbullaku vizitë blic në Shkodër, takon drejtuesit e Policisë

Next Post

Lajçak takohet me Vuçiçin në New York: Diskutuam për normalizimin e marrdhënieve me Kosovën 

Lajme të ngjashme

Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë

Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë

by redaktor2
05/17/2025
0

Dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Bobby Solo dhe Marco Zappa, do të performojnë për herë të...

Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialogut në 9 qytete të Shqipërisë

Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialogut në 9 qytete të Shqipërisë

by redaktor2
05/17/2025
0

Nga data 17 deri më 31 maj, Shqipëria mirëpret edicionin e radhës të Javës Kulturore të Evropës, një festë gjithëpërfshirëse...

 Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë 15-vjeçari

 Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë 15-vjeçari

by redaktor2
05/16/2025
0

Detaje të reja janë mësuar lidhur me sherrin në Maliq, ku mbeti i plagosur me thikë një 15-vjeçar. Dy adoleshentët...

“Paqja pa mbrojtje, iluzion”- Lufta në Ukrainë, shefi i KE në Samitin në Tiranë: I dashur Volodymir, siguria juaj është edhe e jona

“Paqja pa mbrojtje, iluzion”- Lufta në Ukrainë, shefi i KE në Samitin në Tiranë: I dashur Volodymir, siguria juaj është edhe e jona

by redaktor2
05/16/2025
0

Shefi i KE, Antonio Kosta ka komentuar luftën në Ukrainë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, duke u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialog…
  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.