Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve dixhitale ka sjell në Tiranë një ekip të NATO-s, për asistuar qeverinë në nivel politik e teknik. Zyrtarët e NATO-s u takuan me ministrin shqiptar të Mbrojtjes Niko Peleshi.
Zëdhënësja e NATO-së Oana Lungescu, ka publikuar në rrjetet sociale takimin dhe ka konfirmuar edhe një herë mbëshetjen për aleancën për Shqipërinë.
Takimi i tyre u krye për të vlerësuar sulmin e fundit kibernetik ndaj infrastrukturës kombëtare të informacionit të Shqipërisë dhe për të diskutuar më tej mbështetjen e NATO-s.
