Skënder Omeri, banues në Gjashtë të Sarandës u arrestua pasi tentoi të përfitojë 4950 m2 tokë truall në mënyrë të paligjshme në zonën turistike të Ksamilit 69 vjeçari, në janar të këtij viti, kishte aplikuar pranë zyrës së Kadastrës në Sarandë për kalim të pronësisë së një toke të njohur si “Parcela B-37”. Fillimisht, specialistët e Kadastrës ngritën dyshime dhe më pas ekspertët e prokurorisë vërtetuan se dokumentet ishin të falsifikuara. duke shmangur tentativën e Skënder Omerit për përfitimin e pronës në mënyrë të paligjshme. Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzës kërkoi sekuestro preventive që u pranua me vendim gjyqësor nga Gjykata e Sarandës.
Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....