• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Fitorja nuk qetëson shkodranët, Josa “shkund” ekipin para Flamurtarit

09/22/2022
in Sport
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Vllaznia e Mirel Josës është rikthyer dje te përgatitjet në prag të ndeshjes që do të zhvillojë më 26 shtator në transfertën e Vlorës kundër Flamurtarit. Ky takim i vlefshëm për turin e parë të Kupës së Shqipërisë është vlerësuar në maksimum nga shkodranët, duke pasur parasysh edhe precedentin e edicionit të kaluar, ku Vllaznia ia doli të eliminonte kuqezinjtë me shumë vështirësi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Dje, me përjashtim të Liridon Latifit dhe Lorik Boshnjakut, që ende nuk kanë kaluar dëmtimet, por gjithashtu të rinjve Flori Spahija, Geralb Smajli dhe Antonio Delaj, të cilët janë grumbulluar me Kombëtaren U-20, të gjithë lojtarët e tjerë ishin të gatshëm për trajnerin Josa. Këtu përfshihet edhe malazezi Darko Bulatoviç, i cili mungoi në takimin ndaj Kastriotit për arsye dëmtimi dhe tashmë i është kthyer stërvitjes. Megjithatë, “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi ndien ende dhimbje në pulpën  ekëmbës së djathtë, por gradualisht do të futet në stërvitje me grupin.

Stërvitja e së mërkurës ka zbardhur edhe dilemën për mesfushorin 19-vjeçar, Rejan Alivoda, për të cilin u mendua se kishte pësuar tërheqje muskulore, por ka qenë vetëm një kontraktim dhe kësisoj ai është përgatitur normalisht me pjesën tjetër të grupit.

SITUATA- Ndërprerja e kampionatit duket se ka mbërritur në momentin e duhur për Vllazninë. Deri në ditën e ndeshjes me Flamurtarin për Kupë dhe atë në kampionat me Teutën, e parashikuar për më 30 shtator, duket se koha premton që trajneri Josa të ketë në dispozicion grupin e plotë. Nga ana tjetër, pritet që trajneri ta shfrytëzojë këtë periudhë për të rikuperuar në ato pika që skuadra ka vuajtur në 5 javët e para. Kjo kohë duket e mjaftueshme për t’i shërbyer stafit teknik dhe mjekësor për rikuperimin e ndonjë futbollisti që ka qenë i dëmtuar.

Megjithatë, nga sa mësohet, me përjashtim të Bulatoviçit që duket se po jep shpresa për një rikthim për dy ndeshjet e radhës, gjasat janë që Boshnjaku dhe Latifi të mungojnë edhe në ndeshjen e radhës. I pari vijon me terapi, ndërsa i dyti ende nuk jep garancinë e duhur që të jetë i gatshëm, teksa është dëmtuar që në ndeshjen e javës së dytë ndaj Kukësit.

Related

Tags: #sport #lojtaretshqiptar #futboll
Previous Post

Skënderbu po zhgënjen edhe në Kategorinë e Parë. Zguro: Shpërdoruam shumë, boll me alibi

Next Post

Zhang zbarkon para kohe në Itali, merret vendimi për të ardhmen e Simone Inzagit

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.