• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Skënderbu po zhgënjen edhe në Kategorinë e Parë. Zguro: Shpërdoruam shumë, boll me alibi

09/22/2022
in Sport
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Skënderbeu nuk e ka gjetur ende fitoren e parë në kampionat dhe këtë “krizë” lojtarët po e vuajnë shumë. E nisën sezonin me pretendime madhore, por pas 270 minutash nuk janë ata që e diskutojnë Kategorinë e Parë. E megjithatë, Vangjel Zguro mendon se kjo fazë do të kalojë shpejt dhe kundër Luzit do të nisë kthesa e madhe. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, kapiteni u ndal gjerësisht te humbja me Orikun dhe rastet e shpërdoruara.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Të them të drejtën, më vjen keq që kemi shpërdoruar aq shumë raste shënimi në këtë takim. Ka qenë një ndeshje e kontrolluar tërësisht nga ana jonë, aq sa kemi pasur mundësi të kalojmë në avantazh shumë herë, por nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë ato mundësi. Më pas jemi ndëshkuar nga një gol në limite që na ka penalizuar në rezultat. Ajo që mua më vjen keq është se vijojmë të falim shumë raste dhe duhet të jemi më konkretë. Shpresojmë që të jetë diçka momentale dhe shumë shpejt çdo gjë të zgjidhet. Janë lojtarë që po punojnë prej pak kohësh bashkë dhe shpresojmë që zgjidhja të vijë sa më shpejt”, tha fillimisht mbrojtësi.

KAMPIONATI – I ndalur te risia e një kampionati të tillë, kapiteni i Skënderbeut nuk ka kërkuar alibi, por ka bërë apel për më shumë përgjegjësi dhe përqendrim nga të gjithë lojtarët për të marrë maksimumin në ndeshjet e radhës. “Normalisht Kategoria e Parë ndryshon shumë nga Superiorja dhe ka specifika të tjera që e bëjnë të ndryshme sjelljen dhe interpretimin. Gjithsesi, ne jemi një grup i mirë lojtarësh shqiptarë që e njohim këtë nivel dhe e dimë se si funksionon kjo kategori. Përshtatja kërkon kohën e vet, por nuk kemi pse nxjerrim alibi. Duhet të japim më të mirën tonë duke filluar që nga ndeshja e radhës”, vijoi kapiteni i Skënderbeut.

REAGIMI – Zguro paralajmëron se me Luzin do të nisë kthesa. “Ta nisësh me dy pikë në tri javët e para, normalisht që është problem. Dramë nuk mund të them, por as diçka që duhet ta marrim lehtë. Duhet reagim dhe t’i lëmë fjalët, por të reagojmë në fushë. Ky nuk është vendi ynë dhe për tjetër objektiv jemi këtu”, përfundoi kapiteni i Skënderbeut.

Related

Tags: #sport #lojtaretshqiptar #futboll
Previous Post

Drejt fundit të mandatit si drejtues i SPAK, Arben Kraja kërkon heqjen e kufizimit për të rikandiduar për të dytën herë

Next Post

Fitorja nuk qetëson shkodranët, Josa “shkund” ekipin para Flamurtarit

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.