• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Arrestimi i mjekëve në spitalin e Traumës, gazetari: Spektakël i shëmtuar policor. Pse nuk vendosin agjentë të infiltruar te tenderat dhe ministritë?!

09/23/2022
in Opinion
Arrestimi i mjekëve në spitalin e Traumës, gazetari: Spektakël i shëmtuar policor. Pse nuk vendosin agjentë të infiltruar te tenderat dhe ministritë?!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e mjekëve ditën e sotme në Spitalin e Traumës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nisur nga operacioni për vënien në pranga të njërit prej tyre përmes një agjenti të infiltruar që i jep ryshfet, Dervishi ngre pyetjen pse nuk përdoren këto metoda për të hetuar tenderat apo shkeljet në institucionet e tjera shtetërore.

Shkrimi i plotë i Lutfi Dervishit

Arrestimi i mjekëve, një spektakël i shëmtuar policor!

E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është miratimi me urgjencë nga ERE-i kërkesës së qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 këh në muaj, befas sheh një skenë NETFLIX-i.  Policë me maska, makina policie me sirena dhe agjenti i infiltruar që i vë prangat një mjeku pasi i ka ofruar 20 mijë lekë.

Mjeku, apo kushdo, që është përfshirë në rrushfet – le të përballet me pasojat morale, administrative dhe ligjore të aktit të kryer, por ka disa pyetje për këtë aksion të mediatizuar të policisë.

Si është e mundur që kemi agjentë të infiltuar vetëm në spitale?

Pse nuk kemi agjentë të infiltruar te trafiku drogës?

Pse nuk kemi agjentë të infiltuar te tenderat? Te kryeministria? Te ministritë? Te bashkitë? Pse vetëm në spitale? Spitalet janë vendi ku gëlon krimi i organizuar dhe korrupsioni? Spitalet janë vendi ku avullojnë fondet publike dhe ku përfundojnë milionat e trafikut të drogës dhe çdo trafiku tjetër?  Spitalet janë vendi i paligjshmërisë në këtë vend? Spitalet janë skenat e krimit të pazbardhura?

Angazhohen agjentë të infiltruar për ryshfet dhe jo për krimin e organizuar dhe korrupsionin! Kësaj i thonë të shkrepësh topin për të vrarë mushkonjën.

E sigurtë është që operacioni policor që ende nuk i dimë emrin e koduar (ndoshta e quajnë “peshku i madh”)  kushton shumë fish më shumë se “20 mijë lekëshi” që agjenti i infiltuar i ofroi mjekut. Por ajo që quhet ekonomi hetimi duket është një nocion i huaj jo vetëm për policinë, por edhe për prokurorinë dhe gjykatën që së bashku  bëjnë trinonimin perfekt të drejtësisë tuniziane: i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin.

Besimi i publikut te policia dhe te drejtësia nuk kthehet kur i vendos prangat mjekut, infermierit apo sanitares. Besimi kthehet kur shohin që merresh seriozisht me rastet e abuzimit të pushtetit dhe besimit të publikut.  Gjykuar nga disa veprime të policisë duket se e keqja më e madhe në këtë vend janë mjekët dhe infermierët (që nuk kanë ikur ende në Gjermani).

Ne e pranojmë që jemi shumë larg nivelit të vendeve ku policia merr ne pyetje kryeministrin, por nuk duhet të shkojmë kaq larg sa të mendojmë se duke luftuar ryshfetin te bluzat e bardha, do i zbardhim faqen vendit dhe do të përmirësojmë renditjen në tabelën e vendeve të korruptuara.

Të thuash që ka ryshfet në spitale është si të thuash sot është e premte, por të pretendosh që këtë problem do ta zgjidhësh me polici, me pranga dhe lincim publik  i ngjan personit që kërkon në det çelësin e humbur në tokë.

Së paku media duhet të tregohet e kujdesshme për të mos zbuluar identitetin e mjekut dhe për të mos nxjerrë pamjet e “triumfit policor” në spitalin e traumës.

Related

Tags: Lutfi Dervishi arrestimi spektakel
Previous Post

Si asnjëherë më parë, fituesi i festivalit të ‘Sanremos’ vjen si konkurrent në “Kënga Magjike”

Next Post

Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, flet zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë: Nëse nuk zbaton praktikat e duhura të sigurisë, sjell rreziqe për të gjithë aleatët e NATO-s

Lajme të ngjashme

Kur gjuha politike harron njerëzimin

Kur gjuha politike harron njerëzimin

by redaktor2
04/23/2025
0

Nga Edlira Devolli  Kur gjuha politike harron njerëzimin. Edi Rama, autizmi nuk është fyerje. Është dhimbje. Është jetë. Është sfidë...

Po të zgjoheshim nesër në një Shqipëri “Gjigande” përmes kulturës dhe inovacionit

Po të zgjoheshim nesër në një Shqipëri “Gjigande” përmes kulturës dhe inovacionit

by redaktor2
04/06/2025
0

Nga Jonid Jorgji Nëse do të zgjoheshim nesër, në një Shqipëri “Gjigande” përmes kulturës dhe inovacionit, qytetet tona nuk do...

“Ai do të kërcejë, por muzikën e kam krijuar unë”: Hitlerët që kemi duartrokitur vetë…

“Ai do të kërcejë, por muzikën e kam krijuar unë”: Hitlerët që kemi duartrokitur vetë…

by redaktor2
03/31/2025
0

Shkruan Edmond Stojku Fjala e fundit që i atribuohet Joseph McCarthy-t – “Ndiqni Hitlerin, ai do të kërcejë, por muzikën...

Ndryshimi i Brojës dhe glikoja e Përmetit

Ndryshimi i Brojës dhe glikoja e Përmetit

by redaktor2
03/29/2025
0

Nga Altin Sulçe Ajo që pamë të gjithë me Andorën, ishin tri golat dhe tri pikët. Por kjo ndeshje për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezër…
  • Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq…
  • Deputeti i Durrësit, Arkend Balla, në terren: Inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës “Sulej…
  • Noizy nesër koncert në kryeqytet me DJ të famshëm nga e gjithë bota, Anuela Ristani: “Mirëpres…
  • Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla: Bëj fushatë çdo ditë
  • Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku me deklaratën: Ishte zgjedhje e imja, e quaj…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.