• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ç’do të ndodhë më 25 shtator? Pak ditë para zgjedhjeve në Itali, Salvini përplaset me presidenten e KE-së: Rrogën ta paguajmë ne, duhet të mendoje për…

09/23/2022
in Rajoni & Bota
Ç’do të ndodhë më 25 shtator? Pak ditë para zgjedhjeve në Itali, Salvini përplaset me presidenten e KE-së: Rrogën ta paguajmë ne, duhet të mendoje për…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i partisë Lega në Itali, Matteo Salvini ka komentuar fjalët e presidentes së komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të së dielës, sipas të cilës, nëse situata politike në Itali do të evoluonte “në një drejtim të vështirë, ne kemi mjete, si në rastin e Polonisë dhe Hungarisë”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ky është një kërcënim i zymtë, një ‘pushtim’ i pakërkuar. Zonja përfaqëson të gjithë evropianët, rrogën e saj e paguajmë ne të gjithë, ishte një kërcënim i neveritshëm dhe arrogant. Grupi parlamentar i Lega do të paraqesë një mocion mosbesimi. Të dielën votojnë italianët jo burokratët e Brukselit. Po të isha president i Komisionit të BE-së do të shqetësohesha për faturat.”, ka deklaruar Salvini në një intervistë për mediat italiane të premten.

“Ato të Ursula von der Leyen janë fjalë të neveritshme. Çfarë do të thotë ‘nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë?’ Nëse e majta nuk fiton? Kjo zonjë, përfaqëson të gjithë qytetarët evropianë. Në vend të kësaj, mendoni të vendosni një tavan në çmimin e gazit”, tha kreu i Legas, Matteo Salvini.

“Do të shohim rezultatin e zgjedhjeve, i kemi pasur edhe në Suedi. Qasja ime është që çdo qeveri demokratike që dëshiron të punojë me ne, ne punojmë së bashku”,- deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke iu përgjigjur një pyetjeje të studentëve në Princeton, New Jersey, në 22 shtator.

Anëtari i koalicionit të së djathtës ekstreme, Matteo Salvini, i ka dhënë zë këtyre problemeve duke ngritur pyetjen nëse sanksionet po ja vlejnë vërtetë për Italinë?

Ai është gjithashtu një nga politikanët që ka sugjeruar heqjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Në një analizë të The Guardian pak ditë më parë, thuhej se nëse koalicioni i Melonit fiton më shumë se 44% të votave, ai mund të marrë dy të tretat e vendeve si në dhomën e deputetëve ashtu edhe në senat.

Kjo jo vetëm që do t’i jepte të djathtës ekstreme një supershumicë për herë të parë në historinë e republikës, por si rezultat mund të bënte ndryshime në kushtetutë pa pasur nevojë për konfirmim me referendum publik. Kjo është veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta të partisë së saj me kryeministrin hungarez, Viktor Orbán; në të vërtetë, grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar prej kohësh se ajo shpreson të imponojë një regjim të ngjashëm autoritar në Itali.

Related

Tags: Salvini presidente KE debat
Previous Post

Historia e vajzës autike të kryeministrit izraelit tregohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Next Post

Për çfarë është në hetim ndërkombëtar Edi Rama? Berisha tregon mandatin e gjykatës dhe çfarë ka urdhëruar: Ka dhe probleme të tjera që…

Lajme të ngjashme

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

by redaktor2
08/21/2025
0

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator...

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

by redaktor2
08/21/2025
0

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje...

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.