• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Higuain flet pa dorashka: Futbollistët bëjnë jetë m*ti, del në rrugë e të shajnë të gjithë

09/23/2022
in Sport
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Futbolli është pa mëdyshje sporti më popullor në botë. Njëkohësisht është një nga sportet ku paguhet më mirë, veçanërisht në nivelet më të larta. Kjo ka krijuar përshtypjen se të gjithë lojtarët e mëdhenj bëjnë një jetë përrallore. Në njëfarë mënyre mund të jetë e vërtetë, por nuk është kështu nëse do të pyesësh ish-sulmuesin e Realit të Madridit dhe Juventusit, Gonzalo Higuain.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Argjentinasi luan për Inter Majamin në kampionatin amerikan MLS League, dhe gjatë një interviste të dhënë për “TyC Sports”, ka rrëfyer se jeta e futbollistëve nuk është ashtu siç perceptohet nga publiku i gjerë. Ai ka rrëfyer për kritikat e ashpra me të cilat përballen futbollistët, duke hedhur poshtë mitin e “një jetë të lehtë”.

“Nëse po më pyet mua, po them se kam përjetuar 15 vite jonormale. Njerëzit mendojnë se ne futbollistët kemi një jetë shumë të lehtë, fitojmë shumë para dhe kjo është e gjitha. Por në fakt nuk është kështu. Ne bëjmë një jetë m*ti. Nuk besoj se është e bukur të dalësh rrugëve e të përballesh me gjithfarë ofendimesh pa pasur asnjë mundësi për të reaguar”, ka thënë “El Pipita”.

Ish-sulmuesi i Napolit, Juventusit, Çelsit, Milanit, Realit të Madridit ka denoncuar në intervistën e tij se: “Ne futbollistët nuk kemi asnjë të drejtë të ankohemi, kur dalim nëpër rrugë dhe na ofendojnë. Nëse do ta bënim një gjë të tillë dënimi për ne do të ishte dyfish. Nëse humbet një ndeshje, humbet një gol, nuk mund të dalësh në rrugë. Një lojtar futbolli është i kushtëzuar nga rezultati. Por njerëzit e ngatërrojnë shpesh sportin me gjërat e tjera. Të gjithë jemi qenie njerëzore e si të tillë mund të gabojmë”.

Tani pas një karriere të gjatë dhe pjekurisë së plotë si njeri, Gonzalo Higuain ka reflektuar dhe ka paralajmëruar se nuk toleron asnjë nëpërkëmbje. “Më duhet e padrejtë që kam luajtur për 15 vjet në elitë pa pasur mundësinë t’u kundërvihem personave që më kanë ofenduar thjesht për hobi apo për të shfryrë zhgënjimet e tyre. Në këtë moment të jetës nuk toleroj më askënd. E kam pësuar vetë nga persona anonimë që qëndrojnë pas një kompjuteri në rrjetet sociale me profile false. Nuk duhet të tolerojmë më, sepse persona të tillë mund të shkatërrojnë jetën një njeriu apo familjeje”, ka thënë Higuain.

Related

Tags: #sport #realmadrid #kampionet
Previous Post

LIVE LIGA E KOMBEVE/ Maqedonia e Veriut kundër gjeorgjianëve për të përsëritur mrekullinë

Next Post

Arrestuan mjekun teksa merte ryshfet, reagon gazetari Senja: 60 mijë lekë pagë, turp që e degjeneroni…

Lajme të ngjashme

Italia në festë: Inter mitik, mediat në Spanjë: Lamtumirë epike

Italia në festë: Inter mitik, mediat në Spanjë: Lamtumirë epike

by redaktor2
05/07/2025
0

Në Itali, tifozët zikaltër, por dhe mediat janë në qiellin e 7-të për këtë kualifikim të jashtëzakonshëm përballë Barcelonës. Mënyra...

Partizani në Europë, Baze: Demi e fitoi bastin e vetë, Gega ‘sekreti’

Partizani në Europë, Baze: Demi e fitoi bastin e vetë, Gega ‘sekreti’

by redaktor2
05/06/2025
0

Pavarsisht oshilacioneve, Partizani e mbylli këtë edicion me objektivin e përmbushur pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Edhe pse të kuqtë...

“Tefik Osmani ka kërkuar të bëj denoncim”, gazetari tregon grushtin e ndodhur me presidentin e Dinamos: I dha dorën presidentit të Vllaznisë 

“Tefik Osmani ka kërkuar të bëj denoncim”, gazetari tregon grushtin e ndodhur me presidentin e Dinamos: I dha dorën presidentit të Vllaznisë 

by redaktor2
05/05/2025
0

Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani...

“Ka ardhur dita ta fitojë Vllaznia kampionatin”! Perla e Besnik Çinarit: Sa tifozë ka Dinamo, ne në Shkodër çojmë krushq në dasëm 

“Ka ardhur dita ta fitojë Vllaznia kampionatin”! Perla e Besnik Çinarit: Sa tifozë ka Dinamo, ne në Shkodër çojmë krushq në dasëm 

by redaktor2
05/05/2025
0

Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialog…
  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.