• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ndizet debati/ Hungaria do anketojë qytetarët nëse i mbështesin sanksionet e BE-së kundër Rusisë

09/23/2022
in Rajoni & Bota
Ndizet debati/ Hungaria do anketojë qytetarët nëse i mbështesin sanksionet e BE-së kundër Rusisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia qeverisëse e Hungarisë ka njoftuar se do të anketojë qytetarët e vendit nëse ata  i mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Fidesz planifikon të bëjë thirrje për një “konsultim kombëtar” mbi sanksionet e energjisë, për të cilat ai tha se ishin vendosur nga “elita e Brukselit” e BE-së, u shpreh Mate Kocsis, në një konferencë shtypi të enjten pas një takimi me dyer të mbyllura.

“Sanksionet po shkaktojnë dëm. Ata po shkatërrojnë ekonominë e Evropës,” tha Kocsis.

“Ne duhet të bindim vendimmarrësit evropianë, anëtarët e elitës, se ata nuk duhet të mbajnë sanksionet energjetike sepse probleme të mëdha do të dalin prej saj.”

Sondazhi, të cilin qeveria e quan një “konsultim kombëtar”, është një sondazh joformal i disponueshëm për çdo të rritur në Hungari, i cili mund të dergohet me postë ose të plotësohet në internet.

Sondazhe të tilla, të lëshuara disa herë nga qeveritë e kryeministrit nacionalist-populist Viktor Orban që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2010, janë kritikuar nga anketuesit dhe partitë opozitare për përmbajtjen e pyetjeve të njëanshme.

Në konferencën për shtyp, Kocsis pranoi se konsultimi është një “mjet politik” që qeveria mund ta përdorë në debatet e saj me BE-në nëse do të zgjasë apo vendosë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Ai tha se qeveria do të vendosë për kohën e sondazhit.

Qeveria e Hungarisë ka kundërshtuar me zë të lartë sanksionet e BE-së kundër Moskës, duke argumentuar se ato po i dëmtojnë më shumë ekonomitë evropiane sesa Rusinë.

Budapesti ka refuzuar gjithashtu të furnizojë Ukrainën fqinje me armë.

Gazeta pro-qeveritare Magyar Nemzet raportoi të mërkurën se Orban, i cili për vite me rradhë ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë në konferencën e Fidesz se sanksionet kundër Rusisë duhet të hiqen dhe se kjo do të frenonte inflacionin dhe do të përgjysmonte çmimet e gazit.

Related

Tags: Urban qytetaret BE
Previous Post

Integrimi/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë rendit kushtet: Priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave

Next Post

Mbyllja e shkollave të Gylen, si e kundërshtoi Ditmir Bushati ‘live’ kërkesën e homologut turk në Tiranë në 2018

Lajme të ngjashme

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

by redaktor2
08/21/2025
0

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator...

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

by redaktor2
08/21/2025
0

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje...

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.