• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Brenda dasmës më të përfolur të momentit, Armina dhe Shkëlzeni kurorëzojnë sonte dashurinë!

09/25/2022
in Showbiz, Te tjera
Brenda dasmës më të përfolur të momentit, Armina dhe Shkëlzeni kurorëzojnë sonte dashurinë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Dashuria e Arminës dhe Shkëlzenit kurorëzohet sot, më 25 shtator 2022. 9 vite kaluan shpejt, si ajri që kalon në hapësirën plot me kujtime. Armina, vajza çapkëne, me buzëqeshjen e kristaltë që e karakterizon, Shkëlzeni djali i hijshëm, sharmant. Një shikim, rastësor në një bar, u bë pikënisja e një bote të madhe, një historie që një mbrëmje shtatori, të freskët kurorëzohet në martesë. Në çdo vit, dashuria e tyre u bë më e pastër, më e qartë dhe më e forte.  

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ka një formulë dashurie që e njohin vetëm ata të dy, “A” dhe “Sh” për të krijuar përgjithmonën që gdhendet në zemrat e të dyve. Një premtim aty në stolin e dashurisë, buzë liqenit të Comos, një propozim spontan, po aq sa edhe unik. Unazë e propozimit e mban në dorë në natën e kurorëzimit, si simbol të rrahjes së parë dhe të përjetshme me dashurinë e saj, Shkëlzenin.

Tiktaku e shton ritmin, duke ecur në shkallët e lumturisë, të dashurisë, të përjetësisë. Armina shkëlqen e veshur me fustanin e Vivienne Westwood, i dizajnuar posaçërisht për të, me detaje që bëjnë diferencën. Armina prej vitesh bashkëpunon me Vivienne, duke sjellë brendin e saj në Shqipëri. Nuk mbaron me kaq, Festim Isufi gjithashtu ka stiluar një fustan posaçërisht për Arminën. Por një qershizë mbi tortë mbetet edhe krijimi fenomenal i Valdrin Sahitit.

Pamja e nuses është natyrisht një dimension i një rëndësie të veçantë, dhe për këtë Armina ia ka besuar flokët duarve të arta të Kaçit dhe make-up-in Arbër Bytyçit. Detajet bëjnë diferencën, ndaj vathët janë të krijuar nga argjendari “Pirro”.

Një mjedis i zgjedhur me kujdes, në mes natyrës, dritës, hapësirës së pafundme që krijon horizonte të papërshkrueshme. Në mjedisin e agroturizëm “Gjepali”, në kujdesin e veçantë të shef Fundim Gjepalit, Armina dhe Shkëlzeni gjetën një copëz nga bota e tyre, e asaj që kishin imagjinuar për ditën e tyre të rëndësishme. Për ta bërë çdo gjë magjike, po aq sa dita e tyre e dasmës, është kujdesur “Geraldina Sposa”. Buqeta nga “Floral Fantasy”.  Për fotot mahnitëse të Arminës dhe Shkëlzenit është kujdesur Armand Sallabanda, dora e artë ka krijuar mrekulli. Çifti është shoqëruar nga një makinë e tipit “Lincoln”, e viteve 60’. Një celebrim në dasmë? Jo. Nuk dihet nëse kjo ceremoni është bërë në prezencë të njerëzve më të afërt, apo do të zhvillohet më vonë. Armina dhe Shkëlzeni, urime, urime, urime!

Related

Tags: armina dasëm shkëlzen
Previous Post

Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Durrës, katër mjetet përplasen me njëra-tjetrën, plagosen pasagjerët

Next Post

Florida në ankth, furtuna tropikale forcohet ndërsa lëviz drejt SHBA-së dhe Kubës

Lajme të ngjashme

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

by redaktor2
08/22/2025
0

Një tragjedi ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi Marin, tashmë baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e...

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

by redaktor2
08/21/2025
0

Modelja erotike Fati Vazquez po tërheq vëmendjen e të gjithëve me format e saj seksi, të cilat nuk ngurron t’i...

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

by redaktor2
08/20/2025
0

Sot Gerta Gixhari feston ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse...

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

by redaktor2
08/14/2025
0

Modelja e njohur Arta Elezaj, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.