Fotoja e fundit që ka postuar këngëtarja e njohur Elhaida Dani, ka nxitur jo pak komente nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Elahida, e cila ndodhet në Shqipëri pasi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars”, publikoi një foto ku shihet në kryeqytet, e veshur me një veshje ngjyrë blu teksa mban një gotë në dorë.
Por ndjekësit e saj nuk i kanë kursyer kritiakt dhe komentet ofenduese e bullizuese. Ndër komentet që vihen re në postimin e saj kanë të bëjën me veshjen, dhe me peshën e saj.


Dhe në fakt komentet kanë nxitur një reagim edhe nga ana e vetë këngëtares, e cila shkruan se është e habitur nga gjtihë gjykimet që ka marrë.
“E para : unë thjesht hodha në trup një veshje që e kam blerë dhe doja ta vishja para se të ikte vera… kujt ja mori mendja gjithë këto gjykime….
E dyta : unë njeri jam , do ndodhi që të marr ca kile e do ndodhi që t’i humbas. Derisa të kem shëndetin kilet le të shkojnë e të vijnë…
Të dielë të mbarë ”- thuhet në reagimin e plotë të Elhaida Danit.
