• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gjykata lë në burg shoferin e Mark Frrokut, u kap në Tiranë me 2 armë dhe një municion luftarak në mjet

10/06/2022
in Kronikë, Slider
Gjykata lë në burg shoferin e Mark Frrokut, u kap në Tiranë me 2 armë dhe një municion luftarak në mjet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Albert Prendi ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e së mërkurës pasi u kap nga policia me 2 armë zjarri në automjet si dhe 2 krehra dhe municion luftarak. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se 38-vjeçari është shoferi i ish deputeti, Mark Frroku.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë kontrollit të makinës, ish-deputeti nuk ka qenë në makinën e tij, teksa mjeti drejtohet nga shoferi personal Albert Prendi. 38-vjeçari është arrestuar në bazë të operacionit të koduar “Bulevardi” Në njoftimin e policisë thuhet se armët janë sekuestruar në Tiranë pranë bulevardit ‘Migjeni’.

Por pavarësisht se armët e zjarrit janë gjetur në strukturën e brendshme të makinës dhe jo në trupin e Prendit, ai ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga organi i akuzës se armët i përkisnin atij.

Kujtojmë se mandati si deputet i Mark Frrokut u la përgjysmë pas akuzave dhe më pas dënimit me burg për një vrasje në Belgjikë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 6.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Migjeni”, një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në automjetin që po drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Migjeni”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.- thuhet në njoftimin e policisë.

Related

Tags: mark frroku albert prendi
Previous Post

Trafik kokaine, grabitje e vrasje/ Shkatërrohet aleanca mes grupit shqiptaro-guineas, autoritetet belge “u presin biletën” drejt burgut

Next Post

Zbardhet dosja që zbuloi vrasjen e Erion Çelës dhe Arben Manecit! Detajet e plota, nga aksidenti i stisur në autostradë deri tek rrëfimi i Indrit Beqirajt

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.