• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ora investigim: Skandal me truallin, pronari fiton gjyqin, prokurorja nuk njeh vendimin e formës së prerë

10/15/2022
in Aktuale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

400 metra tokë në qendër të Lushnjes  e trashëguar nga  babai, ka bërë që shtetasi Sefedin Shefa të endet për 20 vite në dyert e prokurorisë dhe gjykatave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Unë pronën e kam me letër të trashëguar nga babai , një toke truall 400 metër katror në mes të qytetit të Lushnjes. Babait tim ju mor trualli dhe nuk ju dha në asnjë vend tjetër. Në këtë tokë u bë shtesë e kinemasë. Ketë sipërfaqe trualli me privatizimin e kinemasë e mori me dokumente te falsifikuara punonjësi i kinemasë Firi Tabaku, prishi ndërtesën e kinemasë dhe ka ndërtuar një pallat 10 katësh” – tha Sefedin Shefa

Pas hetimeve të thelluara nga Prokuroria drejtësia tha fjalën e saj duke u shprehur me vendim të formës së prerë se shtetasi me iniciale F.T i cili ka ngritur një pallat 10 katësh në qendër të qytetit ka falsifikuar dokumentet. Gjykata ka vendosur fshirjen e dokumenteve të falsifikuara.

Vendimi i Prokurorisë mori formë të prerë duke konstatuar dhe falsifikuar dokumentet nga ana e Firi Tabakut të cilat ishin kontrata e shitblerjes, autorizimi i blerjes së objektit dhe gentplani i truallit. Gjykata e Shkallës së parë në Lushnje merr vendim bashke me Prokurorinë që të fshihen dokumentet e klasifikuara të falsifikuara nga organi i akuzës. Prokurorja Merita Selimi urdhëroi oficerin e policisë gjyqësore dhe e çoi në institucionet që ndodheshin këto dokumente të falsifikuara”– tha Sefedin Shefa.

Prokurorja Merita Selimi ekzekuton vendimin e Gjykatës duke fshirë dokumentet e falsifikuara në vitin 2021, por skandali qëndron në faktin që një vit më pas shtetasi Sefedin Shefa merret në pyetje nga e njëjta prokurore pasi mbi të rëndon akuza e falsifikimit.

kallëzuari Ferit Tabaku , nga i kallëzuar u be kallëzues dhe më bën kallëzim sikur unë kam falsifikuar letrat e babait tim, të vitit 1958 kur unë kam lindur në 1961 .Prokurorja Merita Selimi e merr të mirëqenë këtë kallëzim, që ajo vetë ta bërë akt ekspertize në ekspertizën shkencore të shtetit në kriminalistikë dhe ata kanë kthyer përgjigje në favorin tim. Më regjistroi dhe brenda 5-6 ditëve më mori person te pandehur. Është hetuar për 7 vjet nga kjo Prokurori dhe kanë dalë dokumentet e F.T te falsifikuara jo dokumenti im. Me ka çuar 4 fletë thirrje për tu paraqitur në Prokurori dhe nuk më lejonte të futesha në Prokurori” – tha Sefedin Shefa

Dokumentet e shtetasit Ferit Tabaku me logon falsifikuar janë mbi  tavolinën e Prokurores Merita Selimi, por kjo nuk e ka frenuar aspak  prokuroren  që paditësin ta kthejë ne të paditur. Z. Shefa  ka në dore një vendim të formës së prerë që është në favorin e tij nga ana tjetër Prokurorja Merita Selimi ka filluar hetim për te njëjtën çështje që  është gjykuar në të gjitha shkallet.

‘Ora investigim’ i ka kërkuar informacion Prokurores në lidhje me këtë rast. Më konkretisht informacioni që kërkuam është ky:

Z. Selimi a keni zbatuar ligjin kur zbatuat vendimin e gjykatës duke asgjësuar dokumentet e falsifikuara  apo tani që kërkoni t’i legjitimoni ato?

A mund të hetoni mbi një vendim të formës së prerë, dhe një rasti të parimit të gjësë së gjykuar?

Prokurorja Selimi nuk na ka kthyer asnjë përgjigje për pyetjet që i kemi drejtuar, nga ana tjetër qytetari i cili pas 20 vitesh gjykata i dha të drejtë vijon të mbetet ‘peng’ i prokurores e cila nuk njeh vendimin gjyqësor të formës së prerë.

Related

Previous Post

Dedikim më të veçantë se i Dj Dagz për kunatin e tij nuk keni parë!

Next Post

“E kam lënë në vitin 1977”/ Sot mbushi 78 vjeç, Sali Berisha tregon dy “sekretet antiplakje”: Puna dhe…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

by redaktor2
08/21/2025
0

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.