• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministri i Brendshëm te ‘Siguria’: 547 milionë lekë nga buxheti 2023 për mbrojtje kibernetike! Do financojë edhe AKSHI me fondet e veta (VIDEO-LIVE)

10/27/2022
in Politikë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pasi Shqipëria ra pre e sulmeve nga Irani, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije se përveç buxhetit 2023 me 547 mln lekë, edhe AKSHI do financojë me fondet e veta për mbrojtje kibernetike. Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, theksoi se për të rritur sigurinë në rrugë, në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës është parashikuar vendosja e sistemit të kamerave në rrugët kombëtare

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përveç buxhetit tonë, për Policinë e Shtetit do të financoj edhe AKSHI me fondet e veta, 278 milionë lekë”, tha Çuçi.

Nuk munguan debatet mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar arsyen e shkarkimit të Gledis Nanos duke i kujtuar edhe statusin e ambasadores Yuri Kim që e cilësonte partner të fortë të SHBA.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se statusi lidhet me punën e Nanos si drejtor i Antiterrorit ndërsa justifikon vonesën për tu paraqitur në Komision duke thënë se priste raportin nga FBI dhe Microsoft për sulmet kibernetike.

Pjesë nga debati

Ferdinand Xhaferraj: Nuk dua të ndodhem para situatave të pakëndshme që të më ndërprisni fjalën. Nga 13 shtatori, kemi kërkuar, 1/3 kemi kërkuar prezencën në mënyrë urgjente të ministrit të Brendshëm lidhur me situatës së rendit dhe shkarkimin e Gledis Nanos. E kërkuam këtë seancë urgjente sepse po atë ditë, aleati ynë strategjik, SHBA, ambasadorja Yuri Kim, në një status qartësonte se Nano ishte partner i fortë me shumë kontribute. Nëse nuk ishin interesat e aleatit strategjik, kush ishin interesat që e shkarkuan?

Xhemal Qefalia: Sot jemi për të diskutuar për buxhetin. Të vazhdojmë me rendin e ditës se i shërben dhe kohës në dispozicion.

Bledi Çuçi: Pa dashur t’ju marr kohë nga rendi i ditës, vetëm 2 sqarime shumë të thjeshta për këtë çështje. Shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të Përgjithshëm është administrative dhe çdo procedurë është bërë sipas ligjit. E dyta, lidhet me partneritetin tonë, me SHBA. Ju garantoj dhe jam i bindur që edhe ju e dini po kaq mirë se s’ka asnjë përplasje me partnerin tonë strategjik. Ata kanë bërë falënderim për ish drejtorin dhe i kushtohet pjesës kur ka qenë drejtor i Antiterrorit dhe ka pasur lidhje më të ngushtë në atë pozicion. Nuk ka asnjë përplasje, madje asnjë korrespondencë lidhur me këtë gjë, kështu që nuk ka asgjë okulte sepse çdo shkak duhet të ketë dhe pasojën nëse duhet të ketë një situatë okulte që mbështjell këto lëvizje. Është çështje pa rëndësi për opinionin publik. Kam ardhur për sulmin kibernetik. Po pres raportin e FBI dhe Microsoft dhe doja të vija me raport profesionistësh e të mos flisnim me çfarë kemi parë deri tani.

Në përditësim…

Related

Previous Post

Përgjimet nga mashtrimi me bursa online! Klienti: Nuk kam më para, mendoj të bëj vetëvrasje! Operatori: S’më intereson nëse janë kursimet e fundit

Next Post

Vetëm me një kusht, Einxhel do të pranonte të shkonte tek emisioni i Romeos dhe Donaldit 

Lajme të ngjashme

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

by redaktor2
06/13/2025
0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00,...

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: Jemi në momentin më të mirë, inovacioni dhe teknologjia sektorë të rëndësishëm të ekonomisë digjitale!

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: Jemi në momentin më të mirë, inovacioni dhe teknologjia sektorë të rëndësishëm të ekonomisë digjitale!

by redaktor2
06/13/2025
0

Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e madhe...

Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri

Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri

by redaktor2
06/13/2025
0

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Fondacionit Friedrich...

Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

by redaktor2
06/13/2025
0

Kryetarja e Gjykatës Kushtetues, Holta Zaçaj ka reaguar për gazetarët sa i përket komenteve të kryeministrit Edi Rama mbi kërkesën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Edukimi Mediatik/ Krasniqi me 200 gjimnazistë të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale
  • Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares
  • Vrau me thikë kushëririn – Hazbi Velsula “kyç” gojën, gjykata jep ‘arrest me burg’ për 31-vjeçarin
  • Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: J…
  • Balla në 100-vjetorin e FES: Gjermania, partneri ynë më i rëndësishëm për projekte kyçe në Shqipëri
  • Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme! Kufiri duhet t…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.