• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Përgjimet nga mashtrimi me bursa online! Klienti: Nuk kam më para, mendoj të bëj vetëvrasje! Operatori: S’më intereson nëse janë kursimet e fundit

10/27/2022
in Kronikë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Përgjimet kanë nxjerrë në pah situatën e vështirë ekonomike që po përjetonin viktimat në Itali pasi ranë pre e mashtrimit për investim online në bursa. Nga bisedat të përgjuara nga autoritetet italiane dhe shqiptare ndaj 2 call centerave që mashtruan 1200 qytetarë duke u marrë shumë të mëdha, një prej klientëve i thotë se po mendon të kryejë aktin ekstrem të vetëvrasjes.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Por një nga mashtruesit duket i pamëshirshëm dhe i kërkon sërish të ardhura duke i thënë se vetëm në këtë mënyrë do të merrte paratë e tjera që kishte përfituar nga investimi në bursa.

Nuk kam më para, mendoj të bëj vetëvrasje”, i thotë në telefon një prej viktimave. Përgjigja ishte e shpejtë nga operatori, i cili i thotë: “Nuk më intereson nëse janë kursimet e tua të fundit.”

Tre persona u arrestuan në Tiranë nga autoritetet italiane dhe SPAK, pasi kishin zhvatur miliona euro nga mashtrimet online përmes bursave. Paratë e përfituara pastroheshin duke i kaluar në kriptovalutë. 1200 mijë italianë rezultojnë deri më tani të kenë humbur paratë e tyre përballë rrjetit të mashtruesve, që fillimisht i kërkonin të investonin vetëm 250 euro, e më tej i tundonin për të bërë investimeve që në një kohë të shkurtër do i shumëfishoheshin.

Hetimet nisën pas një denoncimi të bërë në Policinë e Pordenones në Itali, që zbuluan skemën komplekse të mashtrimit përmes call center online. Personat e mashtruar, kontaktoheshin në telefon nga Tirana, bindeshin për të investuar fillimisht shifra të vogla, me premtimin se do i sillnin fitime jashtëzakonisht të mëdha. Italianët mashtruar kanë parë fillimisht se si investimet e tyre janë trefishuar në vetëm pak ditë, por e gjitha u reflektohet në një platformë të krijuar për kamuflim enkas nga grupi kriminal, për të fituar besimin e klientëve.

Mashtruesit kishin kontaktet e 90 mijë personave italianë, por autoritetet kryen përgjimet e rreth 42 mijë telefonatave të dala nga kryeqyteti shqiptar, kur rezultojnë të mashtruar rreth 1200 italianë me një dëm që shkon të paktën 3 milionë euro. Nga hetimi i kryer u arrestuan pronari i një Call Center në Tiranë Gilberdo Pushani dhe 2 punonjëse, Elisa Caci dhe Valbona Abedinaj, ndërkohë 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Grupi kriminal kohët e fundit po ristrukturohej dhe zgjerohej, duke ndryshuar dhe vendndodhjen e call center gjë e cila u konstatua dhe gjatë operacionit policor të përbashkët me palën italiane. Me urdhër të Prokurorisë së Pordenone, u sekuestrua serveri që ndodhet në Itali, duke realizuar një fikje totale të infrastrukturës së përdorur nga organizata.

Related

Previous Post

Emërohet drejtori i ri i postës shqiptare 

Next Post

Ministri i Brendshëm te ‘Siguria’: 547 milionë lekë nga buxheti 2023 për mbrojtje kibernetike! Do financojë edhe AKSHI me fondet e veta (VIDEO-LIVE)

Lajme të ngjashme

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

by redaktor2
08/22/2025
0

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me arrestimin në Korçë të të shumëkërkuarit Ramadan Zoto, i cili në...

EMRAT/ Burri vrau gruan në mënyrë makabre në Volos, zbulohen fotot e çiftit shqiptar

EMRAT/ Burri vrau gruan në mënyrë makabre në Volos, zbulohen fotot e çiftit shqiptar

by redaktor2
08/22/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Volosin në Greqi, me protagonistë një çift shqiptarë, që kishin së bashku 4 fëmijë....

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

by redaktor2
08/21/2025
0

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.