• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hekurudha e Ukrainës rol thelbësor në luftën kundër Rusisë

11/20/2022
in Rajoni & Bota, Slider
Hekurudha e Ukrainës rol thelbësor në luftën kundër Rusisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, sistemi hekurudhor ka patur një rol kyç për transportin e qytetarëve, por edhe të udhëheqësve evropianë. Gjatë luftës, raketat ruse e bënë të vështirë dhe të rrezikshëm udhëtimin me avion drejt Ukrainës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përdorimi i linjës hekurudhore, Hekurudhat e Ukrainës, është bërë mjeti kryesor për të udhëtuar. Alexander Kamyshin, kreu i Hekurudhave të Ukrainës, i tha Shërbimit Gjeorgjian të Zërit të Amerikës se kjo nuk do të ndryshojë.

“Rregulli jonë është se lufta nuk mund të jetë justifikim. Edhe gjatë luftës, ne luftojmë të zhvillohemi, luftojmë për të përmirësuar kompaninë dhe shërbimet tona.”

Për shumë njerëz, lëvizja me tren ishte e vetmja mënyrë për të shkuar në vend të sigurtë kur filloi lufta. Miliona persona u larguan nga Ukraina për në Poloninë fqinje dhe vendet e tjera me tren.

“Që prej ditës së parë, ne filluam një program evakuimi dhe një program ndihme humanitare. Në ditën e 20 të luftës, nisëm sërish të mendojmë për ekonominë, për eksportin dhe lëvizjen e mallrave”.

Zoti Kamyshin tha se në kulmin e lëvizjes, trenat transportonin më shumë se 150,000 njerëz në ditë. Para luftës, ky numër ishte rreth 18,000.

Përveç përgjegjësive humanitare, hekurudha gjithashtu furnizon njësitë ushtarake ukrainase me atë që u nevojitet. Në territoret e pushtuara, Rusia mbështetet edhe tek hekurudha për logjistikën. Sfida tani është rikthimi i shërbimit në zonat që janë çliruar.

“Të gjitha shinat në ato zona janë të dëmtuara. Pra, ne duhet të bëjmë të pamundurën për të rivendosur lidhjen.”

Kohët e fundit, Ukraina rifilloi linjën hekurudhore drejt qytetit të Kramatorsk, i cili mbetet nën kërcënimin e Rusisë.

Për shumë banorë, kthimi është i vështirë. Në prill, një sulm me raketa ruse në stacion vrau 60 persona, duke përfshirë 7 fëmijë.

“Është një ndjenjë e keqe. Gjëra të tmerrshme ndodhën këtu, kaq shumë pikëllim. Është e çuditshme të jesh këtu. Por megjithatë, ne jemi të lumtur. Arritja në Kiev është bërë shumë më e lehtë”, thotë një pasagjere.

Linja hekurudhore është rivendosur gjithashtu në rajonin e Kharkivit.

“Dje, më telefonoi mbesa ime dhe tha se kishte parë biletat në internet dhe se shërbimi i trenit ishte rikthyer në Balaklia. Unë i thashë dakord, do të vij të të shoh. Dhe ja ku jam!”, thotë një pasagjere.

Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës i bëjnë gjërat edhe më të vështira për sistemin hekurudhor sepse gjysma e lokomotivave të Ukrainës punojnë me energji elektrike.

Kamyshin beson se Hekurudhat e Ukrainës do të gjejnë një zgjidhje sepse siç thotë ai, thjesht nuk kanë zgjidhje tjetër./ Marrë nga VOA

Related

Tags: Hekurudha Rusi Ukraine lufte
Previous Post

Bënin gara me mjete sportive, përplasen dy makina në Shijak, humb jetën 40-vjeçari

Next Post

Banesa iu përmbyt, ironia e banorit në ish-Kënetë: Do mbledh votat për partinë që të vijnë të më pastrojnë kanalin

Lajme të ngjashme

Shoferi idiot, një profesion shqiptar me treg të sigurt pune

Shoferi idiot, një profesion shqiptar me treg të sigurt pune

by redaktor2
08/29/2025
0

Shkruan Ermal Qori Në Shqipëri ekziston një Universitet që nuk gjendet askund tjetër në botë, dega: shofer, grada idiot, dhe...

Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes

Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes

by redaktor2
08/29/2025
0

Në prag të vitit të ri shkollor, ambientet e AKBN-së u kthyen në një hapësirë plot gjallëri për fëmijët e...

“Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”

“Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”

by redaktor2
08/29/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, institucioni që sipas ligjit nr. 128/2021 duhet të mbështetet mbi profesionalizëm, integritet dhe standarde të larta...

Aksion te Kepi i Rodonit/ Shembet me 80 kg tritol resorti i ndërtuar pa leje nga ish-drejtuesi i IMT-së në Durrës, Ardian Halili

Aksion te Kepi i Rodonit/ Shembet me 80 kg tritol resorti i ndërtuar pa leje nga ish-drejtuesi i IMT-së në Durrës, Ardian Halili

by redaktor2
08/29/2025
0

Resorti i ndërtuar pa leje nga ish-kreu i arrestuar i IMT-së në Durrës, Ardian Halili, u shemb këtë të premte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shoferi idiot, një profesion shqiptar me treg të sigurt pune
  • “Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët
  • Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respekt…
  • Dita e “inxhinierëve të vegjël” të AKBN-së, një festë e dijes, lojës dhe buzëqeshjes
  • Vrau kushëririn e tij pas sherrit për “portofolin”, rrëfehet Ndoc Meçaj: I bëra be në kishë që nuk e…
  • “Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.