
Gjithçka duket se është gati për të mikpritur këngëtaren e njohur ndërkombëtare, Dua Lipa.
Montimi i skenës ka nisur në qendër të Tiranës, aty ku Dua pritet të dhurojë mbrëmje të jashtëzakonshme për festat e 28-29 nëntorit.
Shqiptarja me famë botërore, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.