• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Një muaj e gjysmë kam fjetur në zyrë”, rrëfehet zonja Eni Çobani: Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, ishte e rëndë

11/23/2022
in Showbiz
“Një muaj e gjysmë kam fjetur në zyrë”, rrëfehet zonja Eni Çobani: Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, ishte e rëndë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter


Aldo:
 Nerva, kur të ikën truri?

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Eni Çobani: A shpërthim me mërzitje? Mosmirënjohja më çon në një shpërthim…

Aldo: Ky është term i përgjithshëm na thuaj çfarë  ka ndodhur.

Eni Çobani: Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri, të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr, një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën tundi”. Më vjen shumë keq që  e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë njëçik më të madhe, kështu që më tronditi.

Aldo: Tamam fjalën e ke për njeriun që punonte, asistentin në zyrën..

Eni Çobani: Asistenti që punonte në zyrën time. Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, një zhgënjim të madh sepse u mor me një gjë të cilën e kishte jashtë kompetencave të tij dhe bëri një dëm ekonomik kundrejt qytetarëve, të konsiderueshëm.

Eni Çobani: Po i merrte lekë dhe kjo më ka vrarë shumë. edhe tani që flas e përjetoj.

Aldo: Normale, por çfarë ndodhi, ti dole jashtë vetes?

Eni Çobani: Dola jashtë vetes, asnjëherë me të sepse ai u zhduk. Ai nuk e pati fuqinë që të më dilte përballë.

Aldo: Ti , organet kanë pasur mundësi ta gjejnë?

Eni Çobani: Ai është tani në një gjykim, patjetër. Ka filluar gjykimi ndaj tij. Jemi në gjykatën e shkallës  së parë.

Aldo: Të ra tavani në kokë?

Eni Çobani: Tavani në kokë realisht, rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë, që një njeri vërtet mund të marri te njeriu që punon, por jo te qytetarët. Te qytetarët pastaj është një element ku ti shkon tej asaj për të cilën vërtet e bën gjestin apo veprimin. Pra dëmin që ti do të shkaktosh e ke pasur më të madh ndaj saj edhe kundrejt njeriut që të ka punësuar. Një njeri mund të marri vërtet, por jo te qytetarët.

Eni Çobani: Jo, në asnjë moment. Kam qenë njeri shumë i hapur me të. në çdo moment mua më ka pasur aty edhe për halle apo problematika. Nuk ka pasur nevojë të bëj veprime të  tilla. Kjo Aldo nuk ishte dëm vetëm kundrejt qytetarëve, por ishte kundrejt Enit personalisht. Por falë Zotit, sikurse ka njerëz të mirë qytetarët mirëkuptuan gjithçka. Por ai ka qenë  një moment shumë i vështirë i cili akoma nuk ka kaluar.

Related

Tags: Eni Cobani rrefehet
Previous Post

Aktorja e njohur: Më është mërzitur jeta seksuale, kam provuar gjithçka në shtrat

Next Post

Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri”, Argjira Spanca humb njeriun e shtrenjtë

Lajme të ngjashme

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

by redaktor2
05/08/2025
0

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

Gjesti firmos me SGM Management – një kapitull i ri nis për artistin premtues

Gjesti firmos me SGM Management – një kapitull i ri nis për artistin premtues

by redaktor2
05/07/2025
0

SGM Management ka zyrtarizuar bashkëpunimin me artistin që është bërë një ndër emrat më të lakuar pas fitores në “Big...

Përplasja mes Victoria Beckham & djalit Brooklyn: “Makthi më i madh i jetës së saj”

Përplasja mes Victoria Beckham & djalit Brooklyn: “Makthi më i madh i jetës së saj”

by redaktor2
05/07/2025
0

Një nga krizat më të dhimbshme familjare po trondit dinastinë Beckham: raporti mes Victoria-s dhe djalit të saj të madh,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.