• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

‘Ma kishin fshehur 3 vite’, emocionon gazetarja: Familja vjen e para…

12/08/2022
in Sociale
‘Ma kishin fshehur 3 vite’, emocionon gazetarja: Familja vjen e para…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gazetarja Manjola Zeka ka publikuar në profilin e saj në Facebook një urim special dedikuar vajzës Edma, nga babai Edmond Arizaj në 18-vjetorin e saj. Zeka thekson se këtë urim kaq domethënës, familjarët ja kishin fshehur prej 3 vitesh, ndërsa ajo e kishte zbuluar së fundmi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ma kishin mbajtur tre vjet fshehur 😂😂😂, po une e zbulova 😜😂Dhe po e publikoj se me duket shume urim i bukur per te mbetur vetem mes dy-tre njerezve 😜. Meqe ma kishin fshehur, s’po i marr asnjerit leje per ta publikuar 😜😂
p. s (Edma nuk e ka sot ditëlindjen, por mqs e bëra sot “zbulimin” po e publikoj)-Shkruan ajo.

“Edmës, në 18 vjetorin e saj

Ti sot hap krahët dhe do të përpiqesh të fitosh pavaresinë, lirinë dhe të drejtën e jetës tënde. Vetëm ligjërisht, kuptohe. Sepse sado të rritesh, të drejtosh e lyesh flokët, të vendosësh pudër e rimel, për mua do të mbetesh ai topth i bardhë mishi, me kacurrelat kafe, që mbytej së qeshuri teksa më hidhej në krahë. Nuk e di se si do të eci më tutje jeta jote, uroj më të jashtëzakonshmen sigurisht, por deri më sot po të them se ma ke mbushur çdo ditë me krenari, dashuri, madje dhe optimizëm, mua, një pesimisti kronik. Kurrë nuk abuzove me lirinë që të dhashë. Kurrë nuk e shpërdorove besimin që të dhashë. Faleminderit.
Më vjen mirë që ke krijuar një personalitet të fortë, megjithëse edhe më tremb ndonjëherë, sepse gjërat shumë të forta thyhen. Mos u tremb, nuk është ora e moralit, por dy gjëra do t’i them, ashtu si i mendoj unë, që kam mbetur ende tek këngët me tekst dhe muzikë.
Mos i fyej djemtë. Sado garipa, të pandjeshëm, idiotë ndonjëherë, qesharakë e fyella të duken, mos harro, edhe ata e kanë një zemër. Edhe ata kanë shpirt. Edhe ata kur janë vetëm e nuk u duhet të duken mbinjerëzorë, nisin e përjetojnë dramat e tyre. Prandaj mos u trego cinike, tallse, apo harbute. Mendo, a do të deshe të sillej kështu një vajzë me vëllanë tënd? Përpiqu pra të mos i fyesh. E në pergjithësi, mos fyej njeri.
E dyta dhe e fundit, sepse nuk e di a do arrish të lexosh deri këtu: Duaje vendin tënd, duaje shumë, por mos sakrifiko familjen. Familja vjen e para. Mos e harro këtë.
Tani, fluturo!

11 Tetor 2019- Përfundon Zeka

E kush nuk do ta donte një urim të tillë?

Related

Previous Post

“Kam harruar ndjesinë e të bërit dashuri”/ ‘Befason’ këngëtarja e njohur shqiptare

Next Post

Evropa do të goditet më rëndë nga kriza ekonomike

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

Investim madhor në Spitalin e Peqinit, Koçiu: Model unik ku integrohen Spitali Ditor, Qendra Shëndetësore si dhe ngrihet Qendra Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët 0-18 vjeç

by redaktor2
07/03/2025
0

Spitali Bashkiak i Peqinit po transformohet në një korpus modern ku do të integrohen shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe shërbime...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.