• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Para takimit me Lajçak dhe Escobar, Vuçiç: Perëndimi të tregojë se cilat marrëveshje do t’i respektojë

12/14/2022
in Rajoni & Bota, Slider
Para takimit me Lajçak dhe Escobar, Vuçiç: Perëndimi të tregojë se cilat marrëveshje do t’i respektojë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pyeti të mërkurën partnerët perëndimorë “nëse do t’i respektojnë marrëveshjet që i kanë bërë vetë”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vuçiç i bëri komentet në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, në prag të takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se “i kërkon Perëndimit të tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumente të rëndësishme do të respektojë”.

Shumica e dokumenteve që përmendi Vuçiç, i referohen Kosovës.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi arritur në dokumentin e gjashtë – shumë të rëndësishëm të BE-së nga viti 2003 – dokumentin e famshëm të Selanikut, për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se në Marrëveshjen e Selanikut ekziston një klauzolë që thotë se do të mbështetet zbatimi i Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Dhe, në vazhdën e dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE të së ashtuquajturës Kosovë, pyetja ime është se a do t’i respektojnë dokumentet që i kanë sjellë vetë”, tha Vuçiç.

Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në BE, i cili një ditë më vonë do të dorëzohet në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. Krerët shtetërorë thanë se ky është moment historik dhe shtuan se presin që blloku të mbështesë aplikimin e Prishtinës.

Kosova është vendi i fundit në rajon sa i përket rrugëtimit evropian, pasi deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale të nënshkruar me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtete të BE-së, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nënshkrimi i aplikimit për anëtarësim vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur së fundmi dhe kanë kulmuar me ngritjen e barrikadave në veri më 10 dhjetor nga serbët lokalë. Vuçiç ka paralajmëruar se do t’i drejtohet misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me kërkesë që të dërgojë deri në 1.000 trupa ushtarake dhe policore në Kosovë.

Serbia ka argumentuar se ka të drejtë të dislokojë trupa në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ekspertët e sigurisë dhe kushtetues kanë argumentuar se as kjo rezolutë, e as dokumentet e tjera, nuk i japin të drejtë Serbisë të dislokojë forca në Kosovë.

I dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i tha REL-it më 13 dhjetor se Uashingtoni është “kategorisht” kundër lejimit që Serbia të dislokojë trupa në Kosovë.

“Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara me pjesëmarrjen e tyre në KFOR”, tha Escobar.

Në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në këtë pjesë të shtetit.

Related

Previous Post

Rama reagon pas deklaratave të Yuri Kim: Kreun e SPAK nuk e zgjedh qeveria, ambasada amerikane jo e jo. Anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç…

Next Post

Betimi i Gent Ibrahimit si anëtar i Kushtetueses/ “Gur mbi gur…”, reagon ambasadorja Kim: Moment historik për reformën në drejtësi

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.