• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Reagon Autoriteti Mediave Audiovizive për skandalin në emisionin “Përputhen”

12/16/2022
in Showbiz
Reagon Autoriteti Mediave Audiovizive për skandalin në emisionin “Përputhen”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pak ditë më parë në Përputhen ka ndodhur një skandal, teksa dy vajza janë goditur me njëra tjetrën. Sigurisht që kjo ka qenë një skenë e pa tolerueshme, ku ka patur reagimin e shumë njerëzve përfshirë këtu edhe personazhe të famshëm.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndonse produksioni i Përputhen ka pezulluar vajzat, sigurisht që nuk mbaron këtu. Ditën e sotme Autoriteti i mediave audiovizive ka bërë një reagim ku shkruan se është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni.

AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)

 dhe kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formati 

shtyrjen e orarit të transmetimit
aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët
heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube. 

Reagimi i plotës i AMA:

“Në përgjigje të ankesës suaj, drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në adresë të episodit të emisionit “Për ‘puthen”, transmetuar në TOP Channel më datë 14 Dhjetor 2022 në orën 18:15, referuar dhunës verbale dhe fizike, të ushtruar nga njëra prej pjesëmarrëseve (ora 18:50), ju bëjmë me dije, sa më poshtë vijon: 

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë këqyrjes së përmbajtjes audiovizive përkatëse ka identifikuar shkelje të rënda etike gjatë diskutimit midis pjesëmarrësve, i cili pasi lejohet të jetë agresiv, përshkallëzohet në dhunë verbale dhe degjeneron deri në ushtrim të dhunës fizike. 

Referuar ligjit nr. 97/2013 “Per mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 4/pika 2d, 2dh; neni 32/pika 4, neni 33/pika 1ç, 1d, neni 46/pika 2dh) dhe Kodit të Transmetimit (seksioni 1/ pika 1.1,1.2,1.3,1.4, 1.5, 1.6, 1.13 dhe 1.16; seksioni 5/ pika 5.30, 5.31, 5.34, 5.35, 5.36, 5.40, 5.44) sjelljet e sipërpërmendura përbëjnë shkelje dhe janë të pajustifikueshme për fashën orare dhe rrezikun, që paraqesin për edukimin e fëmijëve. 

Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare. 

Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike. Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij. 

Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)

dhe kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formati 

shtyrjen e orarit të transmetimit
aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët
heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube. 

DJE Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ
dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube

Related

Previous Post

Getinjo jep puthjen e parë në ‘Big Brother VIP’, reagon Mozzik

Next Post

E lashë Gresën për Andin!” Stresi lëshon bombën e radhës 

Lajme të ngjashme

Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare

Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare

by redaktor2
05/16/2025
0

Një influencuese e re meksikane e mediave sociale, e njohur për videot e saj rreth bukurisë dhe grimit, u qëllua...

Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap

Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap

by redaktor2
05/16/2025
0

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2025 do të mbahet këtë të shtunë në Basel të Zvicrës dhe tashmë...

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

by redaktor2
05/08/2025
0

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialog…
  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.