• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prezenca e OSBE-së organizon vizitë në Serbi për gazetarët shqiptarë që mbulojnë çështjet e sigurisë dhe të armëve të vogla e të lehta…

12/23/2022
in Aktuale, Slider
Prezenca e OSBE-së organizon vizitë në Serbi për gazetarët shqiptarë që mbulojnë çështjet e sigurisë dhe të armëve të vogla e të lehta…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Dhjetë gazetarë nga media të ndryshme në Shqipëri, që mbulojnë çështjet e sigurisë dhe të armëve të vogla e të lehta (AVL), zhvilluan një vizitë në Beograd, nga 19 deri më 22 dhjetor 2022, për të mësuar rreth praktikave më të mira rajonale dhe për të shkëmbyer përvoja për çështjet e sigurisë dhe të AVL-ve. Në takime morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, Policia e Shtetit, Komisioni Kombëtar i AVL-ve si dhe nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Kjo vizitë shkëmbimi përvojash u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Serbi dhe me kontributin e Zyrës Qendrore për Evropën Lindore dhe Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC) dhe të PNUD-it në Serbi.

“Roli i medias në rritjen e ndërgjegjësimit për uljen e rrezikut nga armët e vogla dhe të lehta është pjesë thelbësore e projektit ‘Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të AVL-ve’”, tha Xhenis Ballco, zyrtare vendase e projektit.

Gjatë vizitës, gazetarët shqiptarë u njohën nga anëtarët e “Rrjetit media kundër dhunës” se si ky rrjet, i përbërë nga 90 gazetarë, i ndihmoi ata për të përmirësuar cilësinë e raportimit. Po ashtu, ata patën mundësinë të ulen së bashku me autoritetet shqiptare, për herë të parë, e të diskutojnë se si të përmirësohet bashkëpunimi mes palëve të interesuara në këtë fushë. Gazetarët dhe zyrtarët shprehën angazhimin për të rritur dialogun mes tyre për çështjet që i shqetësojnë.

Media është faktor kyç për informimin dhe edukimin e publikut, duke kontribuar drejtpërdrejt në objektivin e katërt të Udhërrëfyesit të Kontrollit të AVL-ve: “Deri në vitin 2024, të ulet ndjeshëm ofertën, kërkesën dhe keqpërdorimin e armëve të zjarrit përmes rritjes së ndërgjegjësimit, edukimit, shtrirjes dhe advokimit” [1]. Po ashtu, partneriteti me median është thelbësor për Prezencën e OSBE-në, si pjesë e mandatit dhe e përpjekjeve të saj për të promovuar lirinë e shprehjes.

Veprimtaria kishte për qëllim rritjen e rolit të medias në fushatat e ndërgjegjësimit të publikut dhe vlerësimin e nevojave të gazetarëve për ngritjen e kapaciteteve në lidhje me raportimin cilësor, mbështetur në praktikat më të mira të Ballkanit Perëndimor. Vizita do të pasohet me ngritjen e kapaciteteve dhe veprimtari të tjera mbështetëse për gazetarët.

Projekti “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta” zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, falë mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Grek i lindur apo grek i bërë për dy lekë?

Next Post

“Aty për ju” Çelet fushata në ndihmë të grave kryefamiljare. Zbulohen personazhet ‘VIP’ që e mbështesin…

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.