• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Aty për ju” Çelet fushata në ndihmë të grave kryefamiljare. Zbulohen personazhet ‘VIP’ që e mbështesin…

01/11/2023
in Aktuale, Te tjera
“Aty për ju” Çelet fushata në ndihmë të grave kryefamiljare. Zbulohen personazhet ‘VIP’ që e mbështesin…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ditën e sotme në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit kanë lançuar fushatën studentore nën sloganin “Aty për ju“, dedikuar grave kryefamiljare të cilat janë në kushte të vështira ekonomike dhe të papuna.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës disa nga personazhet më të njohur në jeten publike, të cilët mbështetën këtë nismë duke u përfshirë si ambasador të fushatës.

Gjatë analizës së situatës, është identifikuar se gratë kryefamiljare kanë problematika dhe nevoja të ndryshme. Studentët deri më tani kanë arritur të identifikojnë familjet e para të cilat do t’i vijnë në ndihmë duke i siguruar punë grave kryefamiljare apo dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar të mundësohen kurse profesionale, kurse gjuhe, trajnime apo dhe punë për individët mbi 18-vjeç.
Pjesëmarrës në çeljen e fushatës kanë qenë sipërmarrës, gazetarë, aktivistë, persona publikë të cilët janë shprehur të hapur për t’i mbështetur studentët në nismën e tyre, si dhe përfaqësues të universitetit, studentë, pedagogë etj.
Një mbështetje të madhe fushata “Aty për ju” po e merr nga Ambasadorët e shumtë që i janë bashkuar kësaj nisme, midis së cilëve gjenden emrat më të spikatur që vijnë nga fushat e sipërmarrjes, gazetarisë, aktivistë, profesionistë të njohur, etj.
Me fokus nevojat e këtyre grave kryefamiljare, ambasadorët e fushatës u shprehën të hapur për të krijuar hapësira punësimi dhe dritare të reja integrimi për nënat pa mbështetje financiare si dhe për të mundësuar ura bashkëpunimi me studentët nismëtarë të kësaj fushate.
Në fjalën e saj përshëndetëse, aktivistja Edlira Çepani njëkohësisht dhe koordinatore kombëtare e rrjetit “Barazia në Vendimmarrje”, përgëzoi studentët për nismën e ndërmarrë dhe tha se se ajo do të jetë krah studentëve për çdo nevojë që ata kanë për të përmushur misionin që ka fushata.
Fushatën e përshëndeti edhe sipërmarrësja Valbona Begolli – përfaqësuese e Dhomës ekonomike të grave sipërmarrëse, e cila pasi përgëzoi studentët për fushatën, tha se bashkëpunimi midis fushatës dhe Dhomës Ekonomike të Gruas nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta do të mundësojë krijimin e hapësirave për të gjetur vende pune, për t’i trajnuar, kualifikuar dhe socializuar gratë kryefamiljare në vshtirësi ekonomike.
Aktivistja dhe njëkohësisht Ambasdorja e fushatës ‘Aty për Ju’ Ina Kollçaku dha lajmin e mirë që aktualisht nëpërmjet aktivitetit të saj, ajo do të mundësojë vënien në dispozicion të 400 vendeve të punës për fushatën për të punësuar gratë kryefamiljare në nevojë.
Moderatorja dhe gazetarja e njohur Odeta Dume në fjalën e saj si ambasadore e fushatës falenderoi studnetët për nismën kuptimplotë dhe ofroi mundësinë që fushata të prezantohet në emisionin e saj dhe të njihet nga të gjithë qytetarët si deh premtoi promovimin e saj në hapësira dhe drejtime të ndryshme..
Gjatë analizës së situatës, është identifikuar se gratë kryefamiljare kanë problematika dhe nevoja të ndryshme. Studentët deri më tani kanë arritur të identifikojnë familjet e para të cilave do tu vijnë në ndihmë, duke u siguruar punë grave kryefamiljare apo dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar tu mundësohet shkollimi trajnimi, edhe punësimi sipas nevojave.
Të pyetur lidhur me suksesin që pritet nga kjo fushatë, studentët e Shkencave të Komunikimit kanë pohuar se arritja më e madhe do të ishte lidhja e kontratave të punës, sigurimi i kurseve profesionale apo dhe marrëveshje me organizata e biznese për t’i mbështetur edhe në forma të tjera gratë kryefamiljare dhe fëmijët e tyre.
Historitë personale të familjeve që identifikohen nga studentët do të bëhet të njohura për publikun përmes faqeve të fushatës në rrjetet sociale Instagram, Facebook, Linkedin dhe TikTok, ku kushdo mund të informohet lidhur me aktivitetet e fushatës dhe të kontribuojë për të shpërndarë sa më shumë informacionin duke u bërë kështu kontribues dhe mbështetës të kësaj nisme.
Ndërmarrja e fushatave të ndryshme me tematika që lidhen me ndërgjegjësimin dhe ndihmën e grupeve të ndryshme në nevojë është bërë një traditë shumëvjeçare dhe mjaft e suksesshme për studentët e masterit shkencor dhe profesional pranë Departamentit të Shkencave të Komunikimit të realizuara në kuadër të lëndës “Konceptim dhe menaxhim fushatash” që drejtohet nga pedagogia Edlira Mali.

Related

Previous Post

Prezenca e OSBE-së organizon vizitë në Serbi për gazetarët shqiptarë që mbulojnë çështjet e sigurisë dhe të armëve të vogla e të lehta…

Next Post

“Nuk më hiqet nga mendja fytyra e tij” Gazetarja Manjola Zeka emocionon me rrëfimin e saj…

Lajme të ngjashme

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

by redaktor2
06/04/2025
0

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke...

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

by redaktor2
06/02/2025
0

Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.