• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, u takua me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit, Imzot Gallagher: Shqipëria ecën në drejtimin e duhur.

03/20/2023
in Politikë, Slider
Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, u takua me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit, Imzot Gallagher: Shqipëria ecën në drejtimin e duhur.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, priti sot Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher. Në takim ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj.Majlinda Dodaj, dhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi, .

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Vatikanit, të konfirmuara nga vizitat gjatë dy viteve të fundit të dinjjitarëve të lartë shtetërorë, Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit dhe Kryeministrit.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, ato janë shpirtërore dhe frymëzuese për shqiptarët, si një komb me vlera e simbole të fuqishme. Shqipëria është toka e Gjergj Kastriotit, heroit tonë kombëtar , Atletit të Krishtërimit, dhe e Shenjtores Nënë Tereza. Vëllazëria fetare e shqiptarëve është një trashëgimi e shënuar historike. Ne vlerësojmë rolin e Selisë së Shenjtë dhe Kishës Katolike për realizimin e projekteve në arsim, trashëgimi kulturore, shëndetësi, shërbimet sociale etj. Arritjet janë një bazë solide për bashkëpunimin tonë në të ardhmen dhe promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare. Kuvendi mbështet harmoninë mes komuniteteve fetare dhe dialogun mes institucioneve fetare si edhe midis tyre dhe institucioneve shtetërore. ”, nënvizoi Kryetarja Nikolla.

Duke vlerësuar mbështetjen e Vatikanit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon si edhe marrëdhëniet shumë të mira kanonike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, znj. Nikolla shprehu besimin se Selia e Shenjtë do ta njohë pavarësinë e Kosovës, si një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajon.

Imzot Paul Richard Gallagher falenderoi Kryetaren Lindita Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dhe për atë çka ofron Shqipëria për forcimin e vëllazërisë, paqes e tolerancës ndërfetare.

Selia e Shenjtë do të vijojë programet dhe projektet në Shqipëri dhe ne vlerësojmë me kënaqësi se institucionet arsimore katolike në Shqipëri janë xhevahirë mes institucioneve të tilla në vende të tjera.

Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë një prioritet për Selinë e Shenjtë. Ne besojmë se Shqipëria ecën në drejtimin e duhur, drejt destinacionit të saj evropian dhe se kjo vizitë është dëshmi e këtij besimi.

Selia e Shenjtë inkurajon dhe mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si një hap drejt afrimit të njohjes së Kosovës.

Kryetarja Nikolla dhe Imzot Paul Richard Gallagher biseduam edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Vatikanit. si kontribut për paqen në rajon, kontinent e më gjerë.

Related

Previous Post

“Java e Parasë 2023” / Ministrja Kushi mesazh të rinjve: Nëse punoni me ndershmëri, fitimet janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme

Next Post

14 maji/ Escobar: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira! Rajoni të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.