• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Berisha: Banditët dhe vrasësit, njerëzit më të preferuar të ministrave! Qindra milionë euro të vjedhura nga inceneratorët

03/21/2023
in Politikë, Slider
Berisha: Banditët dhe vrasësit, njerëzit më të preferuar të ministrave! Qindra milionë euro të vjedhura nga inceneratorët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Selenica, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se përdor kriminelët për të vjedhur dhe për të nënshtruar popullin shqiptar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se aktualisht kreu i qeverisë ka më shumë pushtet sesa vetë Ramiz Alia në vitin 91’.

Berisha gjithashtu citoi raportin e DASH e cila vendosi theksin tek vjedhja e qindra milionë eurove me inceneratorët.

Berisha: Momenti në të cilin mblidhemi është një moment thirrje, kushtrimi për secilin prej nesh, për çdo shqiptar. Pasi shoqëria shqiptare, populli i Shqipërisë përjeton në njëfarë mënyre një nga momentet më dramatike të historisë tonë. Përjeton një moment në të cilin ne, po pakësohemi dhe po shkretëtohemi me një shpejtësi. 80% e të larguarve nga Shqipëria, janë të rinj, kjo e thellon më shumë dramën, katastrofën tonë. E vërteta është se të humbasësh 80% të të rinjve, ke humbur një gjeneratë të tërë.

Sëpari, ju jeni njerëz politik. Përgjigja e parë që japim është kjo, sot njësoj si në vitin 91’ jemi në monizëm të plotë. Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Alia në 91’. Gratë dhe burrat që njohën diktaturën komuniste, formën më të egër, e dimë se çfarë fatkeqësie kombëtare është monizmi. Monizmi prodhon dhunim, shtypje, varfëri, prodhon tjetërsim. Ky është monizmi i ri që përjetojmë. Ky monizëm nuk bazohet në doktrinën marksiste-leniniste për t’u internuar. Ky monizëm bazohet në krimin dhe vjedhjen.

Çfarë ju duhet krimi këtyre? Krimi ju duhet vetëm për pushtetin. Diktatura kishte ligje. Ligjet e ndalonin torturën. Kishin dhe ato përcaktimet për kohën e mbajtjes në burg. Në diktaturë ekzistonin hetues xhelat. Ekzistonin njerëz mizor, që përdornin gjith mjetet e dhunës. Udhëheqja e kohës e dinte se ata po shkelmonin ligjet, por ata ishin më të preferuarit e saj. Ata ushtronin ndaj kundërshtarëve politik, atë që nuk parashikonte ligji. Sot, bandat, banditët dhe vrasësit janë njerëzit më të preferuar të ministrave dhe Edi Ramës. Përmes tyre përfitojnë fitimet që nuk nxjerrin dot me ligjet.

Ndaj është dhe lidhja e tyre me krimin dhe drogën. Monizmin e tij, Rama e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur për vjedhjet e qindra milionë eurove të djegësave, në Portin e Durrësit, tenderat sekrete. Dje DASH denonconte dje në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur. Janë zhdukur në xhepat e Ramës, Veliajt dhe Engjëll Agaçit. Vjedhjet më të mëdha, këta i bëjnë me punët publike.  

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në Selenicë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj.

Related

Previous Post

Panairi “Work and Study” / Kushi thirrje të rinjve: Përfitoni nga programet prioritare të studimit me bursa sa paga minimale

Next Post

“DASH denoncoi tritolin në hotelin Prestige”, Berisha: Vetëm për shkak të mediave, nuk pranuan t’i nënshtroheshin diktatit të Edi Ramës

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.