• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm

03/21/2023
in Editorial, Politikë, Slider
Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Ermal Qori

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe. Rama do zhvillojë një vizitë disa ditore, ndërsa do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Report Tv ka mësuar se ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Duke qenë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Subak do të diskutohet edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Një vëmendje do të marrë edhe çështja e krimit të organizuar.

Kjo vizitë e Ramës në Britani, vjen në një kohë kur ky shtet ka hartuar një ligj të ri për emigrantët, të cilët nëse futen në Britani të Madhe në mënyrë ilegale do t’i kthejnë brenda disa javësh në atdheun e tyre, ose në vende të treta si Ruanda. Ndërkohë, emigrantëve të paligjshëm që kthehen do t’iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Britani. Një ligj i tillë prek edhe emigrantët shqiptarë, të cilët shkojnë në në Britani përmes rrugëve të paligjshme, kryesisht me gomone.

Sa i takon çështjes së emigrantëve, Rama dhe Sunak pak kohë më parë zhvilluan një bisedë telefonike në të cilën ranë dakord se duhet zgjidhur çështja e emigrantëve të paligjshëm. Në këtë bisedë telefonike, dy liderët kanë rënë dakord që problemi i kthimit të azil-kërkuesve shqiptarë që u refuzohet azili, në mënyrë që ata të mos mbahen gjatë në Britani, por kthimi i tyre në atdhe të realizohet më shpejt.

Çështja e emigrimit të shqiptarëve në drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. Kjo nxiti edhe reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku i kërkuan që Braverman të kërkonte ndjesë për deklaratën.

Në këtë vizitë, kryeministrit Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen pikat e mëposhtme:

Si po i përgjigjet Shqipëria agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës? Ku beson Tirana se Kina përbën kërcënimin më serioz? Si mund t’i përgjigjen më mirë vendet evropiane migracionit të paligjshëm dhe të kontrollojnë më mirë fluksin e njerëzve? Si ndikohet rajoni i Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe si mund të kontribuojë në sfidat e sigurisë të paraqitura nga lufta?/Shqiptarja.com

Related

Previous Post

Dita Botërore e Sindromës Down / Kushi mesazh të ndjerë për nxënësit e kësaj sindrome dhe me aftësi ndryshe

Next Post

Kryetarja e Kuvendit, Nikolla: Bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës është mjaft intensiv

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.