• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kushi përgjigjet Xhixhos: Kemi marrë masa direkte dhe indirekte për studentët duke mbështetur familjet e tyre

03/23/2023
in Politikë, Slider
Kushi përgjigjet Xhixhos: Kemi marrë masa direkte dhe indirekte për studentët duke mbështetur familjet e tyre
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimi Evis Kushi në përgjigje të saj qeveria ka ndryshuar qasjen e mbështetje studentore e shtoi se nga viti i kaluar është nisur një politikë të re për t’i mbështetur me bursa sa paga minimale, dhe përjashtim nga tarifat të gjithë ata studentë që plotësojnë disa kritere.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Të nderuar kolegë,
E nderuar znj. Xhixho,

Unë nuk i jam shmangur për asnjë moment kësaj seance, madje ju falënderoj që e përsëritët edhe një herë kërkesën tuaj sepse në seancën kur ishte parashikuar kjo çështje opozita bllokoi foltoren dhe ishte e pamundur.
Ju e mbani mend shumë mirë por edhe qytetarët e mbajnë mend shumë mirë. Kështu që ju falënderoj vërtetë sepse kjo seancë është një mundësi shumë e mirë për të informuar jo vetëm ju, kolegët, studentët, por të gjithë opinionin publik që studentët, ashtu sikurse nxënësit e arsimit parauniversitar janë në vëmendjen tonë prioritare. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne në MAS se sa mirëqenia dhe mbështetja për studentët dhe nxënësit.
Meqenëse koha është e kufizuar po i përgjigjem menjëherë. Nuk po merrem me akuzat që ju sigurisht i keni pjesë të ligjëratës politike, po merrem drejtpërdrejt me çështjen.
Pikërisht falë vëmendjes që kemi për studentët, ne kemi ndryshuar qasjen e mbështetjes studentore. Madje e kemi reformuar fondin e ekselencës. Deri para një viti fondi i ekselencës ishte për studentët që studionin jashtë vendit në universitetet më të mira, të rankuara më të mirat në Evropë dhe në botë. Ndërsa nga viti i kaluar ne kemi nisur një politikë të re për t’i mbështetur me bursa sa paga minimale, dhe përjashtim nga tarifat të gjithë ata studentë që plotësojnë disa kritere.
Së pari të gjithë ata që janë ekselentë sot marrin 40 mijë lekë në muaj dhe janë të përjashtuar totalisht nga tarifat. Po kështu edhe studentët që kanë fituar olimpiada, e mbi të gjitha risia që ne sollëm me këtë politikë të re ishte mbështetja për studentët që ndjekin programet “prioritet kombëtar”.

Pra të gjitha ato programe që lidhen me mësuesinë, apo me bujqësinë, apo me shërbimet, me turizmin, që të rinjtë dhe të rejat i preferojnë më pak në tregun e punës, ne i mbështesim me bursa sa paga minimale.
Për sa i takon inflacionit të luftës dhe paketës së madhe të solidaritetit. Natyrisht që qeveria dhe MAS kanë marrë një sërë masash edhe mbështetje direkte, por edhe mbështetje indirekte për studentët. Dhe e theksoj këtë, them mbështetje indirekte sepse të gjitha masat që janë marrë për familjet shqiptare, natyrisht janë edhe për studentët. Mund të mos jenë drejtpërdrejt për ta, por mbështetja që qeveria shqiptare u ka dhënë familjeve, rritja e pagës minimale, kompensimi i energjisë elektrike, rritja e pagave për mësuesit, për infermierët, për policët, për administratën publike, rritja e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare, mbështetja për personat me AK, mbështetja për fermerët, nafta pa taksa, epo ashtu pakoja e madhe për vitin e ri janë mbështetje që u jepen familjeve përfshirë edhe familjet e studentëve.

Por ndërkohë ka edhe mbështetje që është drejtpërdrejt, eksplicite për studentët, dhe karta e studentit nuk është një mashtrim, për kundrazi, është një mbështetje për ta qoftë nga bashkia e Tiranës, së fundmi ne nënshkruam një marrëveshje me bashkinë e Durrësit, ku për studentët ka një sërë mbështetjeje që jepet edhe për ata që qëndrojnë për ata që qëndrojnë nëpër konvikte, por edhe për shumë shërbime të tjera në qytet.

Dhe për sa i takon konvikteve veçanërisht, ju e dini shumë mirë që bashkia e Tiranës në fillim të këtij viti akademik, që në muajin shtator, me vendim të këshillit bashkiak, ka vendosur përgjysmim e tarifave për të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. E po kështu ka ofruar që prej muajit shtator të vitit të kaluar abone falas, pra transport falas për të gjithë studentët.

Ndërkohë pikërisht për të mbështetur më shumë studentët ne së fundmi kemi draftuar edhe një VKM për kredinë studentore. Për herë të parë studentët do të kenë të drejtë të marrin një kredi. Ne jemi drejt përfundimit, pra draftin e kemi gati. Javën e ardhshme do tua nisim edhe universiteteve për mendim, dhe më pas edhe Ministrisë të Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë, dhe besoj që për një periudhë maksimumi 2 mujore të gjithë studentët do të kenë të drejtë të marrin kredi.

Edhe të gjitha investimet tona për infrastrukturën, jo vetëm të universiteteve por dhe të kampuseve universitare, të konvikteve të rezidencave, janë mbështetje e drejtpërdrejtë për studentët.
Mund ta filloj që me kampusin e ri të UBT që është një nga kampuset më moderne jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Tetë godina sipas standardeve më të mira.

Së fundmi zhvilluam një takim edhe qytetin studenti, 19 godina të rehabilituara dhe 3 godina të reja me standardet më të mira, madje me një mbështetje dhe të bankës KFW dhe të qeverisë gjermane do të ketë edhe eficiencë energjetike.

Po kështu në universitetin e Mjekësisë së Tiranës dy rezidenca të rehabilituara sipas standardeve më të mira, e kështu edhe në universitetet e qyteteve të tjera, jashtë Tiranës.

Mbështetja jonë do të vazhdojë pa diskutim.
Edhe politika jonë bazë, ndërkombëtarizimi në thelb ka pikërisht mbështetjen për studentët.
Studentët falë ndërkombëtarizimit, falë programeve të studimit të përbashkëta dhe të dyfishta me universitetet më të mira evropiane por edhe botërore, do të kenë cilësinë më të lartë të arsimit, do të kenë vlera më të larta të tyre në treg, e natyrisht do të kenë një barrë më të ulët financiare për familjet e atyre që deri më sot i dërgonin studentët jashtë vendit për të studiuar në universitetet më të mira.

Së shpejti edhe shumë universitete të tjera, ne i kemi në proces, do të kenë degët e tyre në Shqipëri. Tashmë vitin e kaluar filluar 19 programe studimi të përbashkëta dhe të dyfishta, që sigurisht janë një mbështetje e madhe për studentët, për familjet e tyre por edhe për të gjithë shqiptarët, sepse në fund të fundit ata studentë që deri dje shkonin studionin jashtë vendit për të patur cilësinë më të lartë, largoheshin nga Shqipëria. Ndërkohë që duke i mbajtur këtu ne kemi rininë që të studiojë në Shqipëri, të punojë në Shqipëri dhe të japë kontribut për vendin”, u shpreh Kushi.

Related

Previous Post

Analiza/ Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

Next Post

“Nuk ka vend për zgjedhje”/ Borell: Çdo përpjekje për të dëmtuar marrëveshjen e Ohrit është e kotë!

Lajme të ngjashme

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sigurt

“Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sigurt

by redaktor2
06/09/2025
0

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar....

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

by redaktor2
06/09/2025
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

by redaktor2
06/09/2025
0

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp reagoi pas vendimit të marrë sot...

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

by redaktor2
06/09/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të KAS për rinumërimin e rreth...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon f…
  • Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?
  • “Defender Europe 25”/ Përfundon stërvitja e FA me ushtrinë amerikane, VanHorn: Rajoni bëhet më i sig…
  • Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpu…
  • Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Ç…
  • Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.