• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

SPAK dorëzon rezultatin e punës në Kuvend, shqetësimet që ngrihen

03/28/2023
in Kronikë, Slider
SPAK dorëzon rezultatin e punës në Kuvend, shqetësimet që ngrihen
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

SPAK ka dorëzuar në Kuvend, raportin vjetor, ku në fillim të tij është harta e veprimit të grupeve kriminale në botë dhe po ashtu kanalet jo bankare se si i transferojnë paratë e pista me anë të disa aplikacioneve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pjesë e raportit  është edhe problematika në lidhje me personat e shpallur në kërkim të cilët jetojnë në Dubai për të cilët nuk po jepet ekstradimi. Në raport thuhet po ashtu se grupet kriminale me drejtues shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës.

“Gjatë hetimit të grupeve kriminale në vitin 2022 vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale nga ana e tyre, komunikimi midis anëtarëve të organizatës, lidhjet me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimi të produkteve penale. Tashmë grupet e strukturuara kriminale të drejtuara nga shtetas shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive jo vetëm në rajon por edhe në disa vende të BE-së, Britaninë e Madhe, Turqi, ShBA etj. Nga ana tjetër, grupet kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtë për drejtë në vendet e origjinës së prodhimit të kokainës duke krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Amerikën Latine. Shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke e rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes së tyre penale. Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sisteme informale transfertash parash si havala, hundi apo ‘fei chien’ ose dërgimin e pagesave në parajsat fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai.Është kthyer në problematike edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet mes tjerash në raport.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendime për 4 persona të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë.

Gjatë dy viteve, konkretisht 2020-2022, rezulton se në total nga Prokuroria e Posaçme janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ku përfshihen ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, mes të cilëve politikanë, ish-gjyqtarë dhe kryetar bashkie.

Ndër këto janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim:

about:blank

  •  8 procedime penale me 8 të pandehur (ish-Gjyqtar)
  •  3 procedime penale me 3 të pandehur (ish-Prokuror)
  •  1 procedim penal me 2 të pandehur (ish-Deputet)
  • 1 procedim penal me 1 të pandehur (ish-zv.Ministër)
  •  1 procedim penal me 1 të pandehur (anëtare KPK)
  • 4 procedime penale me 4 të pandehur (ish-Kryetar Bashkie)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po ashtu ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 42 persona. Ajo që vihet re është ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore me vendet partnere. Në listë rezultojnë 11 grupe pune të reja me vendet si Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera, ku në fokus është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ndarja sipas shteteve do të ishte, Italia me numrin më të madh me 6 skuadra të përbashkëta 1 skuadër me Italinë dhe Kosovën, 1 skuadër e përbashkët me palë Suedi-Ukrainë-Spanjë Gjermani-Gjeorgji-Finlandë-Letoni, 1 skuadër me Francën, 1 skuadër me Britaninë e Madhe”, thuhet në njoftim.

Related

Previous Post

“Është strateg, duhet në vijën e parë”- Veliaj flet për kandidimin e Endri Fugës në Këshillin Bashkiak

Next Post

Lefter Maliqi liston premtimet për bashkinë e Kuçovës: Transporti publik me 50% kosto, falas për pensionistët. Lagjet do të kthehen në kantiere ndërtimi

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

by redaktor2
06/28/2025
0

Dokumentet gjyqësore në çështjen 2:21-cr-20264-DPH-KGA , të paraqitura në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara, zbulojnë se shtetasi shqiptar Ylli Didani,...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.