• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj prezanton projektin e Linjës së Shpejtë të Autobusëve me ekspertët gjermanë dhe të transportit të Londrës

03/29/2023
in Politikë, Slider
Veliaj prezanton projektin e Linjës së Shpejtë të Autobusëve me ekspertët gjermanë dhe të transportit të Londrës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot një nga projektet më inovative për transportin publik, atë që njihet si Bus Rapid Transit (BRT), i cili do të prekë linjat kryesore të qytetit, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në panelin prezantues, veç Veliajt ishin edhe ekipi i ekspertëve gjërmanë të GIZ-it, i drejtuar nga Christian Mettke, ish drejtori i Departamentit të Transportit për Londrën, John Barry, përfaqësues të kompanive të transportit qytetas dhe ndërqytetas dhe ekspertë evropianë për mobilitetin, u diskutua për ndryshimet që ka pësuar transporti publik në Tiranë, risitë e projektit BRT, dhe investimet që pritet të bëjë Bashkia e Tiranës në vijim.

Kryebashkiaku Veliaj tha se transporti publik është një çështje që meriton një diskutim serioz dhe të bazuar në fakte, jo në opinione. “Transporti urban ka qenë në vëmendje të debatit publik edhe prej populizmit, edhe për faktin se fushata po afron – tani jam duke pritur kur do fillojnë avionët dhe trenat falas, por nuk e di nëse po flitet me Elon Musk që edhe SPACE X të japë udhëtime falas për të gjithë votuesit në Shqipëri. Por, të gjithë e kuptojmë se nga ‘kali blu’ vetëm propozime të tilla mund të priten! Kur sheh kalin që vjen në Tiranë, kujtohesh që i kemi dëgjuar këto përralla edhe më parë, por ky është momenti për të bërë një bisedë serioze. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por nuk mund të kemi fakte të ndryshme”, tha ai.

Duke u fokusuar te transporti publik në Tiranë, Veliaj tregoi disa shifra konkrete. “Kemi dyfishuar rrjetin e dedikuar të korsive të autobusëve: nga një rrjet prej 5 kilometrash, sot është një rrjet prej 10 kilometrash. Kemi shtuar 3 linja të reja të autobusëve, të cilat nuk ekzistonin më përpara. Kemi rritur nga 169 km, që ishte gjithë rrjeti i transportit, në 375 km. Kemi dyfishuar rrjetin dhe linjat ekzistuese janë zgjatur; pra me të njëjtin çmim, ti bën sot dyfishin e itinerareve. Kemi rritur në 17 numrin e linjave rrethqytetase, nga 8 linja që ishin në 2015. Sot e kemi harruar, por shumë prej ish-komunave nuk vinin dot në Tiranë me autobusë. Na duken si përrallë nga e kaluara diskutimet a po vjen autobusi nga Farka, nga Baldushku, nga Krraba, nga Peza, nga Vaqarri, por sot janë një realitet. Nuk po them se jemi perfekt, por po them se ku e gjetëm situatën me kalin blu dhe ku jemi sot”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se janë shtuar stacionet e autobusëve dhe është ulur koha e pritjes për qytetarët. “Kemi pasur 337 stacione në 2015-ën, kemi shkuar sot në 469 stacione. Janë rritur stacionet me 40%. Sot jemi në një situatë ku frekuenca e linjave nga 37 minuta është mesatarisht 7 minuta. Prisnim mesatarisht mbi gjysmë ore në stacion, sot mesatarja e pritjes është 7 minuta. Teksa po flasim, në qytet shërbejnë rreth 420 autobusë. Gjetëm 100 e ca rrangalla, sot janë 420 autobusë që transportojnë 9 mijë udhëtarë në orë. Sikur këta 9 mijë pasagjerë të ishin me makina, 9 mijë në orë imagjinoni se çfarë do të ndodhte me trafikun,” deklaroi ai.

Pas gjithë këtij transformimi në infrastrukturë, Veliaj theksoi se ka ardhur koha e futjes së linjave të shpejta të autobusëve. “Propozimi sot është që ne të kalojmë në Linjën e Shpejtë të Autobusëve, e cila fillimisht do të zbatohet për 3 linja. Propozimi që na ka ardhur me mbështetjen e miqve tanë nga KFË-së dhe GIZ-it gjerman, dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, është që të kalojmë në një sistem ku korsia e autobusëve të jetë e pandërprerë, në mënyrë që të mos futen makinat apo këmbësorët. Linja që do të kalojnë me korsi të shpejtë të dedikuar janë: Tirana e Re, Unaza dhe Kombinati, siç kemi bërë në disa raste me korsitë e biçikletave”, u shpreh ai.

Sipas tij, zbatimi i një sistemi të tillë do të nxiste qytetarët të përdorin një transporti publik më cilësor. Veliaj solli shembuj suksesi si do zbatohet në kryeqytetin shqiptar modeli i ri, i cili është funksional në shumë kryeqytete Botërore. “Sot sistemi Bus Rapid Transit është zbatuar nga Amsterdami, Chicago, Otava, Mexico City, Bogata, Taipei e Tokio, pra është diçka që po merr një përkrahje universale në shumicën e qyteteve, si në Azi, ashtu edhe në Amerikë, si në Europë, ashtu dhe në disa nga qytetet më të mëdha të veriut të Afrikës, sepse qartazi është diçka më ekonomike, më e përballueshme dhe më realiste për t’u zbatuar edhe në qytetin tonë”, shtoi ai.

Linjat e shpejta të autobusëve do të sjellin një sërë përfitimesh të tjera, veç shpejtësisë. “Propozimi na sjell një reduktim të trafikut, na sjell më pak ndotje, sepse autobusët nuk ndalojnë me ecejake, por kanë një rrugë ekspres, na sjell më shumë barazi në lëvizje. Si përkthehet ky propozim në një investim konkret? Ne do të ndërtojmë 55 kilometra korsi, pra nga 10 kilometra që kemi sot, do kalojmë në 55 kilometra të korsive të dedikuara të BRT. Deri në fund të 2023-it do të kemi 10 kilometrat e parë dhe deri në fund të këtij plani 5-vjeçar, do ta kemi të plotë rrjetin e 55 kilometrave. Duam që të investojmë mbi 50 milion euro në lëvizjen e shpejtë të transportit publik, në këto 3 linja, pra në këto korsi të dedikuara”, nënvizoi ai.

Plani është që autobusët e shpejtë të jenë elektrikë, zbuloi kreu i Bashkisë. “Në të 3 këto korridore duam që të dyfishojmë lëvizjen e shpejtësisë, nga 9 – 9.5 kilometra që është një shpejtësi modeste sot, në 20 kilometra në orë. Shtimi i shpejtësisë do të çojë në ngushtimin e kohës; pra, nëse një cikël i plotë i Unazës bëhet për 54 minuta, Unaza do të shkojë në 24 minuta. Kjo do të thotë që, duke qenë se është rritur shpejtësia, është ulur minutazhi i bërjes së ciklit të plotë, na jep mundësinë që kapacitetin e transportit ta çojmë nga këta 9 mijë pasagjerë në orë që kemi sot, në 23 mijë udhëtarë në orë me sistemin e ri që ne po propozojmë. Kemi planifikuar edhe vendndodhejn e automatizuar të mjeteve që të kemi një siguri dhe mundësi për të parë ku është ekzaktësisht secili autobus, për të sinjalizuar në mënyrë digjitale stacionin, që edhe qytetari ta shohë në mënyrë digjitale për sa kohë vjen mjeti,” shpjegoi në fund ai.

Related

Previous Post

Sulmet ndaj mediave/ Berisha: Kur kryeministri u vendos tritol, bandat guxojnë dhe shkrehin me breshëri ndaj tyre!

Next Post

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore viziton centralin e Ukrainës në Zaporizhja

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.