• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shefja e BE-së: Ukraina, faktor përcaktues për marrëdhëniet Kinë-Evropë

03/30/2023
in Rajoni & Bota, Slider
Shefja e BE-së: Ukraina, faktor përcaktues për marrëdhëniet Kinë-Evropë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e paralajmëroi të enjten Kinën se qasja e tyre ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia do të jetë faktor vendimtar në formësimin e marrëdhënieve mes Pekinit dhe Evropës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë. Mënyra se si Kina vazhdon të ndërveprojë me luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë në vazhdim”, tha shefja e BE-së.

Ajo shtoi se Kina, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, ka përgjegjësi të mbajë rol konstruktiv në tentimet për arritjen e një “paqe të drejtë” të bazuar në integritetin territorial të Ukrainës, me tërheqjen e trupave pushtuese të Rusisë.

“Çdo plan paqeje që në fakt do të konsolidonte aneksimet ruse thjesht nuk është plan i zbatueshëm”, tha ajo gjatë një fjalimi në Bruksel në prag të një udhëtimi në Pekin.

Më 23 mars u bë e ditur se udhëheqësit e BE-së do ta miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për ta ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse. Nga 27 vendet të BE-së, Hungaria është e vetmja që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në furnizimin me municion për Ukrainën, duke përmendur angazhimin e saj për paqen, por tha se nuk do t’i pengojë anëtarët e tjerë ta bëjnë një gjë të tillë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel shtrëngojnë duart në fund të një konference për shtyp gjatë samitit të liderëve evropianë në Bruksel, më 09 shkurt 2023.

Ndërkaq, një ditë më vonë, më 24 mars, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurin, Josep Borrell tha se partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet të mirëpresë të gjitha përpjekjet e Pekinit për t’u distancuar nga lufta e Moskës në Ukrainë. Deklaratat e Borrellit kishin ardhur pas samitit të asaj javë ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping. Të dy udhëheqësit kishin deklaruar një partneritet “të pakufishëm” në shkurt të vitit 2022, vetëm disa ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën. Borrell kishte thënë se propozimet e Pekinit për t’i dhënë fund luftës tregojnë se Kina nuk dëshiron të rreshtohet plotësisht me Rusinë dhe se BE-ja duhet ta mirëpresë këtë, madje edhe nëse zyrtarët perëndimorë e kanë bërë të qartë se nuk e shohin iniciativën e Pekinit si një plan paqeje të plotë. Plani 12-pikësh i Kinës është refuzuar në Perëndim, sepse nuk i bën thirrje në mënyrë eksplicite Rusisë të tërhiqet nga Ukraina dhe interpretohet si një përpjekje për të ngrirë konfliktin sipas kushteve të Moskës./rel

Related

Previous Post

Meta takim me qytetarët e Tiranës: Plani i Këlliçit për transportin publik falas, zgjidhje konkrete për trafikun e rënduar të kryeqytetit

Next Post

Ministrja Kushi vlerëson me medalje pedagogen e gjuhës frënge, Prof. Dr. Andromaqi Haloçi

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.