• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Tatimi për profesionet e lira, akt për spastrimin e shqiptarëve”/ Berisha nga Kruja: Rama është si despot që kontrollon të gjitha pushtetet! Veprim makabër…

03/30/2023
in Politikë, Slider
“Tatimi për profesionet e lira, akt për spastrimin e shqiptarëve”/ Berisha nga Kruja: Rama është si despot që kontrollon të gjitha pushtetet! Veprim makabër…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në Krujë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Agron kola për kreun e bashkisë së këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se kontrollon të gjitha pushtetet, që nga legjislativi deri tek gjyqësori.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke komentuar ligjin e ri që u diskutua sot në Kuvend për tatimin mbi profesionet e lira, Berisha tha se ky ishte një akt i mirëfilltë për spastrimin e shqiptarëve.

Sipas ish-kryeministrit, Rama me këtë ligj po i bën gjenocid kontabilistëve, noterëve, avokatëve dhe të gjithë individëve që janë pjesë e profesioneve të lira.

Berisha: Krutanët e kanë të qartë se çfarë katastrofe solli monizmi. Ndër të parët ishin krutanët që e përmbysën. Pas 30 vitesh, njësoj siç e ka thënë Ronald Regan, që demokracisë i mjafton dhe një brez për t’u zhdukur. Demokracia thuajse u zhduk plotësisht. Monizmi në Shqipëri u vendos i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve dhe drogën. Të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, sot Edi Rama kontrollon më shumë pushtet sesa Ramiz Alia. Sot, ky despot, ky nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe standard. Ky despot kontrollon totalisht pushtetin legjislativ, Presidencën, ushtrinë, policinë, gjykatat. Ky kontraktoi si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare për ta vendosur në kontroll, kryezbuluesin e FBI-së. E përdori si vrasës kundër opozitës.

Qëllimi i tij ishte një Shqipëri pa opozitë. Ky ishte monizmi, ky është monizmi i Edi Ramës. Ai dështoi në këtë vepër makabër. Për ju, idealet demokratike janë idealet më të larta. Ai dështoi se për ju, monizmi është katastrofë kombëtare. Tek pluralizmi, aty ku ndahet me monizmin, aty ndahet liria me shtypjen, demokracia me dhunimin e saj. Bashkohemi sot, çdo demokrat, çdo mbështetës, ftoj këtu çdo socialist të ndershëm, çdo të paparti. Pavarësisht se çfarë mendoni për njërin apo tjetrin.

Ne jemi në monizëm, dhe s’ka të këqija më të rrezikshme sesa ato që të kapin gradualisht dhe të pushtojnë gjithmonë e më shumë. Ne pranojmë gabimet tona. Ne sanksionuam në statut se PD nuk mund të bojkotojë zgjedhjet. Rama mendoi se e kishim formale atë nen. Shtyu vendimin deri në 3 ditë përëpara hapjes së regjistrimit. Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do përmbysim monizmin e tij. Ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar që ndjen minimumin e dashurisë për këtë vend. Kurrë ndonjëherë, ndoshta që kur është themeluar ky shtet deri sot, Shqipëria s’ka pasur më shumë nevojë se për një grim dashurie nga ne.

Kurrë ndonjëherë, ajo nuk është shkretëtuar me shpejtësi të rrufeshme. Kurrë ndonjëherë, ajo nuk ka humbur në 8 vite 35% të popullatës së saj. Kurrë ndonjëherë, ajo nuk ka humbur nëpër Europë, 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga të cilët, 80% nën 30 vjeç. Shqipëria ka apel për çdo shqiptar që ta shpëtojë dhe të mos e braktisin vendin. Kjo realizohet vetëm me ndryshimin. Sot isha në Parlament dhe kishte ardhur ligji. Ishte një ligj për të larguar personat e profesioneve të lira. Spastrim, spastrim. U vendoste një taksë 23%. Gjenocid sepse në Konventën e OKB-së, neni 3 thotë se gjenocid konsiderohet akti kur ti krijon kushte të llogaritshme për ikjen e tjetrit. A s’janë këto kushte për largim kur ti i rrënon.

Related

Previous Post

Situata e COVID-19 në vend, MSH: 1 viktimë dhe 17 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Next Post

“Lufta kundër korrupsionit sfidë për Ballkanin”/ Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri parashtron përparësitë e tij: Reforma në drejtësi…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.