• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Do jem kryebashkiak i të gjithëve”, Belind Këlliçi në Kashar: Fshatrat do të kenë investime dhe vëmendje

03/31/2023
in Politikë, Slider
“Do jem kryebashkiak i të gjithëve”, Belind Këlliçi në Kashar: Fshatrat do të kenë investime dhe vëmendje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka paraqitur programin e tij për lehtësimin e kostos së jetesës, pranë banorëve të Kasharit. Në takim ku merrnin pjesë dhjetëra qytetarë, Këlliçi sqaroi dhe një herë se cilat do të jenë shtresat e shoqërisë që do të përfitojnë më së shumti nga transporti publik falas.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Unë këtë nuk po e bëj për të pasurit, nuk po e bëj për oligarkët. Këtë po e bëj për të rinjtë, për të moshuarit, për studentët, për familjet në nevojë. Për ata qytetarë të ndershëm që ndërrojnë nga dy linja autobusi në ditë, harxhojnë 1600 lekë në ditë transport, për të shkuar në punë, për të marrë një rrogë 450 mijë lekë apo 400 mijë lekë në muaj dhe paguajnë 10% të rrogës mujore për transport publik”, u shpreh Këlliçi.

Kandidati i Opozitës tha se ndihet krenar që vjen si një kandidat, ku ndaj tij nuk ka një akuzë të vetme për abuzime me financat publike, sikundër ndodh me Erion Veliajn. Sipas Këlliçit, kryetari aktual i bashkisë ka ezauruar të gjitha veprat penale që përmban Kodi Penal, ku më e rënda është ajo për humbjen e jetës së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

“Nuk kam asnjë akuzë që t’i kem prekur një qindarkë buxhetit të shtetit, që të kem firmosur një aferë korruptive, apo që t’i kem bërë një cent dëm vendit tim, apo Tiranës apo Shqipërisë. Dhe kjo është krenaria ime më e madhe. Përballë kam një të ri, se është ende i ri në moshë ai, që ka konsumuar çdo akuzë që ka Kodi Penal. Duke filluar që nga korrupsioni, lidhja me mafien, lidhja me Ndragheta, lidhja me mafien e plehrave, te ai djali i vogël që humbi jetën, Ardit Gjoklaj, që humbi jetën në landfillin e Sharrës, që unë nuk do e harroj kurrë dhe përherë do e përmend, se ja kam detyrim moral familjes së tij”.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Më tej, gjatë bisedës, kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, tha se bashkia e drejtuar nga Veliaj, ka braktisur fshatin, duke mos kryer investime në zonat rurale. Ai u zotua se do të jetë një kryebashkiak në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndërsa u angazhua se drejtuesit e njësive administrative jo vetëm që do të kenë më shumë kompetenca vendimmarrëse, por ata do të zgjidhen nga vetë qytetarët.

“U jap fjalën që gjëja e parë që do bëj është se do investojmë në infrastrukturë, se rrugët i keni në mëshirë të fatit. Do të ndjek me prioritet çështjen e ujit të pijshëm dhe ujit për vaditje sepse e di që e keni problem, sepse unë me ju jetoj, ju u takoj. Se të jetë për Erion Veliaj këtu i bie që të ketë 24 orë ujë të pijshëm 24 orë në ditë, por kjo nuk është e vërtetë. Do të jem një kryebashkiak në shërbimin tuaj. Njësinë administrative të Kasharit, kryetarin tuaj do ta zgjidhni ju vet dhe nuk do ta sjelli Belind Këlliçi. Do t`i japë më shumë kompetenca, do t`i delegojë më shumë vendimmarrje”,-tha Këlliçi.

Ai shtoi se zonat rurale do të kenë investime më shumë se kurrë.
“Jo vetëm Kashari, i gjithë fshati në Tiranë, e gjithë kurora e Tiranës, të 140 fshatrat e Tiranës do të kenë investime më shumë se kurrë. Mos harroni një gjë, unë kam qenë deputet i zonës rurale dhe urbane në Tiranë. Mungesa e investimeve në fshatin e Tiranës është më e madhja në të gjithë Shqipërinë. Fshati i Tiranës është i lënë në harresë më shumë se çdo fshat i Shqipërisë. Këtë e ka bërë vetëm Erion Veliaj”, shtoi Belind Këlliçi.

I pranishëm në takim, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, në cilësinë e kandidatit për këshill bashkiak, u shpreh se Erion Veliaj është tmerruar nga premtimi i Belind Këlliçit për transportin publik falas.

“Të gjithë ju po njiheni me planin ambicion të Belind Këlliçit si kryetar i ardhshëm i bashkisë së Tiranës. E tha Belindi, e ndjejmë ne kudo, në çdo takim që bëjmë me qytetarët, në çdo cep të Tiranës. Janë tmerruar nga transporti publik falas. Pse janë tmerruar? Sepse është ajo që kërkojnë qytetarët, transport publik falas, reduktim taksash, në mënyrë që ju të përballoni koston e lartë të jetesës”, tha Brahimllari.

Gjatë fjalës së tyre, banorët thanë se Erion Veliaj i ka lënë në harresë, madje disa prej tyre u shprehën se kryebashkiaku aktual ka urrejtje për Kasharin. Ndërsa qytetarë të tjerë, treguan disa nga problemet që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone, të cilat kërkojnë zgjidhje.

“Ne jemi zona më e persekutuar nga regjimi monist. Këto të vjedhin pronën, të vjedhin shtëpinë, çfarë nuk të vjedhin këto. Duam një orë në mëngjes dhe një orë e gjysmë kur kthehemi. Dmth nuk ka transport publik fare. Çfarë do bëni këtë? Çfarë do bëni për infrastrukturën rrugore. E ndërtoi Partia Demokratike, na thoshin si “Lasvegas i Vogël”, ndërsa sot jemi bërë si Kandahar për infrastrukturën rrugore. Çfarë do bëni për ujin e pijshëm? Kam një rast në fshatin Kus. Janë nja 10 familje, 50 metra poshtë depos së ujit, faktikisht atje uji shkon vet, por u kanë prerë dhe rrjetin dhe nuk marrin shërbim fare. Dhe çfarë do thëni për shërbimin shëndetësor. Ky ka urrejtje për zonën e Kasharit, e ka thënë publikisht”, u shprehën disa qytetarë.

Edhe në Kashar, një përfaqësues i sektorit të taksive, tregoi se ky biznes po shkon drejt falimentimit.

“Me që jemi te transporti publik z.Kryetar. Unë jam një taksist, kam 14 vite që paguajë taksat te bashkia e Tiranës. Por ky faqezi, s’paska të ndalur njëherë me kompanitë, që unë si individ që po mbajë shtëpinë me bukë, dhe tani erdha me taksi, lash punën dhe erdha vetëm për takimin. Po mbaj shtëpinë me bukë, ky po na nxjerr  piramidë”, tha qytetari.

Belind Këlliçi u shpreh se sektori i taksive në Tiranë është në vështirësi për shkak të licencave klienteliste që ka dhënë Erion Veliaj.

“Sepse është duke dhënë licenca kompanive të veta, këshilltarëve të vet, njerëzve të lidhur me interesa me veten e tij dhe po e bën që të falimentojnë njerëzit e shkretë që punojnë për të mbajtur familjen, që të pasurohet ky” tha Këlliçi.

Related

Previous Post

Nga taksa për profesionet e lira tek rritja e çmimit të bukës, ministrja e Financave e prerë për inceneratorët: Do vijojnë të paguhen! Pagat brenda dy vitesh…

Next Post

Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare për SHBA, mesazhi i Yuri Kim: Nëse respektohen rregullat, më shumë qytetarë do të përfitojnë

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.