• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga taksa për profesionet e lira tek rritja e çmimit të bukës, ministrja e Financave e prerë për inceneratorët: Do vijojnë të paguhen! Pagat brenda dy vitesh…

03/31/2023
in Ekonomi, Slider
Nga taksa për profesionet e lira tek rritja e çmimit të bukës, ministrja e Financave e prerë për inceneratorët: Do vijojnë të paguhen! Pagat brenda dy vitesh…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar këtë të premte se pagesat për inceneratorët do të vijojnë të bëhen pasi sipas saj nuk ka një vendim nga organet ligjzbatuese për pezullimin e tyre. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Delina Ibrahimaj: Për pagesën e inceneratorëve, jam përgjigjur në disa raste e përgjigja do mbetet e njëjtë. Sa kohë është shërbim publik e është duke u kryer e sa kohë s’ka asnjë vendim të organeve ligjzbatuese për pezullimin e pagesave do vijojnë të kryhen dhe pagesat.

Lidhur me amnistinë fiskalë, ministrja tha se konsultimet po vijojnë me partnerët ndërkombëtarë, “që mos bëjmë veprime të nxituara që mund të shkaktojnë problematika”.

Delina Ibrahimaj: Amnistia fiskale, jemi duke punuar akoma me draftin. E rëndësishme që ai draft të vijë i mirëkonsultuar nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që mos bëjmë veprime të nxituara që mund të shkaktojnë problematika për ekonominë e vendit.
Jemi ende duke u konsultuar, do vijojmë sa kohë të jetë e nevojshme.

Ndërsa tha se ligji për bastet online do të jetë gati për konsultim publik në fillim të prillit.

Delina Ibrahimaj: Sa i takon ligjit për bastet online, parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve sic kanë qenë me parë në pika fizike.

Ligji do hidhet për konsultim publik në fillim të javës së ardhshme e më pas do shkojë në qeveri me fazat e miratimit në parlament, do ketë tryeza konsultimi me të gjithë grupet e interesit me qëllim të arrijmë nën një draft ligjor sa më të konsoliduar e të kujdesemi që drafti të parashikojë mbrojtje sociale për kategori që mund të jenë të prekura, që ishte arsyeja kryesore pse në të kaluarën i pezulluam lojërat e fatit me pika fizike.

Sa i takon premtimit për rritjen e pagave, Ibrahimaj tha se ajo do jetë e shtrirë në dy vite dhe nuk do ndikojë në qendrueshmërinë fiskale.

Delina Ibrahimaj: Ne kemi bërë të ditur që po ndërmarrim një reformë madhore për rritje pagash në sektor pubilik. Do jetë një reformë e shpërndarë në dy vite, jo rritje në një vit.

Sa i takon qendrueshmërisë së financave publike e përballueshmërisë, ministria e Financave ka marrë angazhim që në këtë fazë të zhvillimit të aktivitetit ekonomik në vend do vijojë me konsolidimin fiskal.

Hapësirat për të përballuar reformën e pagave që është mëse e nevojshme nuk do ndikojnë, rregullat kryesore të qendrueshmërisë fiskale që lidhen me borxhin, ku niveli i borxhit publik duhet të jetë më i ulët se një vit më parë apo me ngadalësimin e nivelit të deficitit. Pra e gjithë reforma do përballohet brenda të gjithë parametrave të qendrueshmërisë fiskale.

Delina Ibrahimaj: Profesionistëve të lirë kemi bërë parashikim në ligj që do i referohemi bazave ligjore në fuqi që rregullojnë profesionet e lira dhe ato të rregulluara. Lista e profesioneve do bazohet në ligjet ekzisutese e do dalë me VKM. Dua të theksoj që kur morrëm nismën për tatimin mbi fitimin zero për biznesin e vogël u ndërmorr për të mbështetur bizneset e vogla.

Ne po i fusim profesionet e lira në taksim pasi gjykojmë se më shumë se sa një heqje e një incentive është amsë anti shmangie dhe përforcon zbatimin e ligjit fisdkal e reduktimin e hapësirave për të kryer evazion.

Me përfshirjen e profesioneve të lira në skemën e taksimit, ato do vijojnë të kenë një barrë taksimi më të ulët se sa pagamarrësit.

Në të gjitha rastet iniciativa e lirë dhe risku që bizneset marrin për të hapur një biznes vlerësohet duke paguar taksa më të ulëta.

Delina Ibrahimaj: Ne do vijojmë me indeksimin e pensioneve në muajin tetor të këtë viti e do i indeksojmë me mesataren 12 mujore.

E pyetur lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe rastit të bukës në një furrë që e argumentonte me rritjen e pagave për punonjësit, ministrja tha se nuk ka një institucion që merret me monitorimin e çmimeve.

Delina Ibrahimaj: S’ka institucion që të ketë përgjegjësi për monitorimin e cmimeve të tregut, kemi krijuar task forca. Gjatë 2022 kemi menduar të krijojmë institucion përgejgjës për monitorimin e konkurencës që lidhet me cmimet në sektor të ndryshë,
Në 2023 do punojmë për të krijuar këtë instituicion .

Se sa realisht janë rritur çmimet e sa çmimi i bukës i rritur është dukuri e plotë e gjithë sektorit apo e shkëputur e një subjekti do e shohim kur të dalin shifrat e inflaciont për marsin e do e analizojmë.

Deri në këto momente s’ka pasur rritje të përgjithshme të cmimeve të bukës. Ne politikat i hartojmë dhe masat i marrim në bazë të statistikave zyrtare.

Related

Previous Post

Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria dhe Bullgaria, marrëveshje për sigurimet shoqërore

Next Post

“Do jem kryebashkiak i të gjithëve”, Belind Këlliçi në Kashar: Fshatrat do të kenë investime dhe vëmendje

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.