• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Bashkëjetonte me shqiptaren, SPAK sekuestron pasuritë e bosit turk të drogës në Tiranë

04/05/2023
in Kronikë, Slider
Bashkëjetonte me shqiptaren, SPAK sekuestron pasuritë e bosit turk të drogës në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive që shtetasi turk Ramazan Keskin posedon në Shqipëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

SPAK bën me dije se ndër pasuritë e sekuestruara bëjnë pjesë dy automjete luksoze Audi SQ7 dhe Audi Q7, një sipërfaqe 1 mijë metra katrorë ullishte në Selitë si dhe aksione në disa kompani.

Ndaj shtetasit turk është nxjerrë një urdhër arresti evropian, pasi ky shtetas rezulton si kreu i një organizate kriminale e cila ka si aktivitet kriminal trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Nga aktet e administruara rezulton se Keskin është kreu i një organizate kriminale e cila ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit “Heroinë” dhe “Kokainë” në Roterdam, Hollandë e në Gjermani, ku bëhej grumbullimi e përpunimi i lëndës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shtetase shqiptare.

Në vijim të hetimeve të kryera është dokumentuar fakti se ai ka investuar para në shuma të konsiderueshme në Shqipëri.

Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.8 datë 03.02.2023, është vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror R. K., si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

Pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”.

Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777, me numer shasie Nr.WAUZZZ4M5HD052188.

Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB, me shasi Nr.WUAZZZ4L3BD026080, viti i prodhimit 2011.

25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk- Nr. NIPT L92229020F, regjistruar më datë 29.10.2019.

50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk- Nr. NIPT L71726012K, regjistruar më datë 26.05.2017.

50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk- Nr.NIPT L71822022A, regjistruar më datë 22.06.2017, datë themelimi 05.06.2017.

Vendimi nr.8 datë 03.02.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Verifikimet pasurore lidhur me këto subjekte vijojnë deri në dokumentimin e plotë.

Related

Previous Post

“Beketi fiton 100 mln euro”, Rama reagon pas lajmit të sotëm: Mos dëgjoni shokët e mashtros

Next Post

Afera e Portit të Durrësit, deputetët e PD depozitojnë në Kuvend kërkesën për Komision Hetimor. Bylykbashi: Grabiten miliarda euro nga prona publike

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

by redaktor2
06/28/2025
0

Dokumentet gjyqësore në çështjen 2:21-cr-20264-DPH-KGA , të paraqitura në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara, zbulojnë se shtetasi shqiptar Ylli Didani,...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.