• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dështimi dhe gënjeshtrat e Edi Ramës për çështjen “Becchetti”, si e shantazhoi qeveria Agon Channel

04/06/2023
in Politikë, Slider
Dështimi dhe gënjeshtrat e Edi Ramës për çështjen “Becchetti”, si e shantazhoi qeveria Agon Channel
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shteti shqiptar përveçse ka humbur disa vite më parë betejën gjyqësore me Francesco Becchettin, që e dënoi atë me 110 milionë euro për mbylljen e televizionit Agon Channel, tani së fundi ka humbur në Arbitrazh ankimimin për të mos i paguar këto para, me pretendimin se ish-investitori italian është dënuar nga gjykatat shqiptare.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pas vendimit të gjykatës së Arbitrazhit të Bankës Botërore, qeveria shqiptare është e detyruar ta paguaje këtë shumë, plus kamatat dhe shpenzimet e larta gjyqësore, ose ish-pronari i Agon Channel do të bllokojë llogaritë e shtetit shqiptar në bankat e huaja.

Në një Twitter të çuditshëm Edi Rama ia ka veshur vendimin e marrë nga gjykata e arbitrazhit të Bankës Botërore kundërshtarëve të tij politikë Meta dhe Berisha, duke shkruar se kjo bëhet për fushatë.

I dyshimte është fakti se në kokëfortësinë e kryeministrit për te mos paguar paratë është implikuar edhe studioja e gruas te lobistit të tij Tony Blair. Studioja e Chery Blair, “Omnia Strategy” është paguar deri tani me afro 1 milionë euro nga shteti shqiptar duke humbur në të gjitha tentativat për të shpëtuar paratë që i duhen paguar Francesco Becchettit për mbylljen politike të televizionit të tij.

Në fakt, sado e madhe të jetë kjo “gjobë”, shuma e saj nuk është ana më e errët e kësaj historie. Më e rënda qëndron në faktin se gjoba po paguhet pasi qeveria Rama ka mbyllur politikisht një media. Në vendimin përfundimtar të arbitrazhit gjenden tre elementë që na tregojnë se si asgjësohet një televizion që nuk i pëlqen regjimit të Ramës. Nisur nga provat që ka paraqitur pala e cenuar, Gjykata e arbitrazhit ka vendosur se qeveria e ka shantazhuar Agon Channel.

Pra historia e eliminimit të Agon Channel është një vrasje në bashkëpunim mes qeverisë e pushtetit të drejtësisë. Në këtë rast ato nuk kanë vepruar sipas parimeve të kontrollit dhe balancimit të njëri-tjetrit, sikurse duhet të ndodhë në një demokraci, por si leva të një regjimi autokratik.

Në qershor 2015, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të tjera të biznesmenit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forta paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “para të zeza”. Fillimisht drejtësia shqiptare kërkoi ekstradimin e Francesco Becchettit dhe njoftoi për të Interpolin. Por ai e fitoi gjyqin dhe pala shqiptare nuk u paraqit. Atë e akuzuan për fshehje të origjinës së parave, por ai nxori dokumentin se Agon Channel qe financuar me paratë e ligjshme të fituara në një proces gjyqësor 400 milionësh kundër Deutsche Bank.

Më tej, i gjendur në vështirësi, kryeministri deklaroi se hetimet ishin bërë në bashkëpunim me palën italiane. Vetëm më vonë e pyetur nga gazetarët shqiptarë, ambasada e këtij vendi në Tiranë, mohoi duke thënë se ai ishte një hetim ekskluzivisht shqiptar. Pra edhe burimi i parave të pista edhe dëshira për të rikthyer Becchettin me pranga në Tiranë, edhe mashtrimi se investigimi ishte italo-shqiptar, u rrëzuan njëra pas tjetrës.

Related

Previous Post

“Ju keni qëndruar krah për krah me ne”, Zelensky falënderon Poloninë, zbardhet takimi me Presidentin Duda

Next Post

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, nipi i John Kennnedy shpall kandidaturën e tij, sfidon hapur Joe Biden

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.