• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ju keni qëndruar krah për krah me ne”, Zelensky falënderon Poloninë, zbardhet takimi me Presidentin Duda

04/06/2023
in Rajoni & Bota, Slider
“Ju keni qëndruar krah për krah me ne”, Zelensky falënderon Poloninë, zbardhet takimi me Presidentin Duda
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski falënderoi gjatë një vizite në Varshavë Poloninë për ndihmën e saj “historike” ndaj Ukrainës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë takimit me homologun e tij polak, Andrzej Duda, në kuadër të vizitës zyrtare në Varshavë presidenti i Ukrainës Zelenski tha “Ju keni qëndruar krah për krah me ne dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë.”

Polonia është aleat i ngushtë i Ukrainës dhe ka luajtur një rol të madh në nxitjen e mbështetjes ushtarake dhe politike perëndimore për Kievin. Polonia i ka premtuar Kievit 14 avionë luftarakë të prodhimit sovjetik luftarakë. Deri tani Polonia i ka dorëzuar Ukrainës tetë avionë luftarakë MIG-29 dhe do të dorëzojë së shpejti edhe gjashtë avionë të tjerë, tha presidenti Andrzej Duda gjatë vizitës së Zelenskit në Varshavë. Deri tani qe bërë publik vetëm dorëzimi i katër avionëve të parë në Kiev. Në të njëjtën kohë Duda u zotua për mbështetjen polake për pranimin e Ukrainës në NATO.

Duda: Rrezik nga imperializmi rus
Duda shtoi se Polonia do të përpiqet të sigurojë garanci shtesë sigurie për Ukrainën gjatë samit të NATO-s që zhvillohet në korrik në kryeqytetin lituanez, Vilnius.

“Sot ne po përpiqemi të marrim për Ukrainën…garanci shtesë, garanci sigurie, të cilat do të forcojnë potencialin ushtarak të Ukrainës”, tha Duda. “Nuk kemi dyshim se qëndrimi juaj po e shpëton Evropën nga një përmbytje prej imperializmit rus”.

Duda e nderoi gjithashtu Zelenskyn me çmimin më të lartë polak, Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë. Duda tha në vlerësimin e tij se Zelenskyt i akordohet medalja për meritat e tij në thellimin e marrëdhënieve polake-ukrainase, përkushtimin e tij për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Zelenski: Polonia partner kyç për rindërtimin e vendit
Në këmbim Zelenski e falënderoi shprehimisht Varshavën për ndihmën e Polonisë “në rrugën e vështirë drejt fitores sonë”. Pas fillimit të luftës në shkurt 2022, Polonia strehoi rreth 1.6 milionë vetë nga Ukraina. Zelenski tha se shpreson që vendimi polak për të hapur kufijtë midis Polonisë dhe Ukrainës për refugjatët në fillim të luftës të kthehet në një marrëveshje të përhershme.

Presidenti ukrainas tha se ai dëshironte “të mos ketë kufij në aspektin politik, ekonomik dhe – sidomos – në aspektin historik”.

Ftesë për kompanitë polake
Zelensky u takua edhe me kreun e qeverisë polake, Mateusz Morawiecki. Ata folën për çështje të lidhura me mbrojtjen, ekonominë, transportin ndërkufitar, duke përfshirë lidhjet hekurudhore dhe zgjerimin e mundësive të kalimit kufitar.

Zelenski i ftoi kompanitë polake që të fillojnë të veprojnë në Ukrainë që para përfundimit të luftës, në mënyrë që të përmirësojnë pozitën e tyre në treg. Në këtë kontekst presidenti ukrainas e quajti Poloninë si partner kyç për rindërtimin e vendit./DW/

Related

Previous Post

Grada honorifike për shtatë sportistët elitarë / Ministrja Kushi: Sportistët elitarë vlerësohen dhe shpërblen me dinjitet

Next Post

Dështimi dhe gënjeshtrat e Edi Ramës për çështjen “Becchetti”, si e shantazhoi qeveria Agon Channel

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.