• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Askush nuk merr përgjegjësi për dhunën në rajon”/ Sulmet me raketa, Izraeli konfirmon se ka sulmuar Sirinë për hakmarrje

04/09/2023
in Rajoni & Bota, Slider
“Askush nuk merr përgjegjësi për dhunën në rajon”/ Sulmet me raketa, Izraeli konfirmon se ka sulmuar Sirinë për hakmarrje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Izraeli ka kryer sulme me artileri në Siri mëngjesin e 9 prillit, njoftoi ushtria e këtij shteti, pasi disa raketa u hodhën prej Sirisë dhe goditën Rrafshnaltën e Golanit, të pushtuara nga Izraeli.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sulmet hakmarrëse të Izraelit për raketat e hedhura nga Siria përgjegjësinë për të cilat nuk e ka marrë ende askush paraqesin episodin e fundit të përshkallëzimit të dhunës në rajon.

“Në përgjigje të raketave të lëshuara nga Siria në Izrael më herët gjatë ditës së sotme  aktualisht territori sirian po goditet me artileri”, shkroi në Twitter ushtria izraelite.

Një dron po ashtu “po godet caqe në Siri prej ku janë lëshuar raketat drejt territorit izraelit”.

Gjashtë raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e së shtunës dhe dy goditën Rrafshnaltën e Golanit, tha ushtria izraelite. Të paktën një raketë është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit. Rajoni prej 1.200 kilometrash – që patrullohet nga ushtarë izraelitë dhe gjendet në kufi me Libanin – u mor nga Siri më 1967 gjatë Luftës Gjashtëditore. Izraeli më vonë e aneksoi këtë rajon, lëvizje që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Media shtetërore siriane, SANA, tha se sulmet e Izraelit u kryen rreth orës 05:00, sipas kohës lokale. Duke cituar burime të paidentifikuara brenda ushtrisë, SANA raportoi se ushtria siriane “ka detektuar raketat dhe ka rrëzuar disa prej tyre”. Rritja e dhunës vjen në kohën kur myslimanët po shënojnë Muajin e Ramazanit dhe hebrenjtë dhe të krishterët po festojnë Pashkët.

Më herët gjatë javës, policia izraelite pengoi lutjet në xhaminë Al-Aqsa – vendin e tretë më të shenjtë të myslimanëve – duke argumentuar se “disa të rinj, shkelës të ligjit” ishin barrikaduar brenda xhamisë. Një ditë më vonë, mbi 30 raketa u lëshuan nga territori i Libanit drejt Izraelit dhe për këto sulme Izraeli fajësoi grupet palestineze, duke thënë se ka të ngjarë që sulmet janë kryer nga Hamasi, që udhëheq me Rripin e Gazës. Izraeli më pas bombardoi Gazën dhe jugun e Libanit, duke shënjestruar “infrastrukturat e terroristëve” që tha se i përkisnin Hamasit.

Ky ishte sulmi më i madh nga Libani që kur Izraeli zhvilloj një luftë 34-ditore me grupin militant Hezbollah – që ka mbështetjen e Iranit – më 2006, dhe po ashtu ishte hera e parë që Izraeli konfirmoi se ka sulmuar territorin libanez që nga prilli i vitit 2022. Izraeli dhe Libani teknikisht janë në gjendje lufte dhe vija e armëpushimit patrullohet nga Forcat e Përkohshme në Liban të Kombeve të Bashkuara, që janë të dislokuara në jug të shtetit.

Ndërkaq sa i përket Sirisë, së fundmi Izraeli ka intensifikuar sulmet duke shënjestruar grupet pro-iraniane./rel

Related

Previous Post

Nën pushtimin rus, Ukraina rinis eksportin e energjisë elektrike

Next Post

Ndërhynte tek gjyqtarët për lehtësimin e procedurave kundrejt pagesës, arrestohet polici në Tiranë

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.