• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Kush ka bërë 100 punë bën edhe 100 të tjera”, Veliaj: Berisha e ka Bashkinë e Shkodrës, pse nuk i ka bërë atje gjërat falas?

04/17/2023
in Politikë, Slider
“Kush ka bërë 100 punë bën edhe 100 të tjera”, Veliaj: Berisha e ka Bashkinë e Shkodrës, pse nuk i ka bërë atje gjërat falas?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Njësia 1, ku u takua me banorët e zonës, Erion Veliaj tha se kush ka bërë 40 shkolla, mund të bëjë edhe 40 të tjera. Ai nënvizoi se kush ka treguar se di të punojë për Qytetin, mund të bëjë edhe pak më shumë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“E di që ka ende shumë gjëra për të bërë por, kush i ka bërë 100 rrugë, bën edhe 100 të tjera; kush i ka bërë 19 çerdhe, bën edhe 29 të tjera; ata që kanë treguar se dinë të punojnë, mund të bëjnë edhe pak më shumë punë; por, ata [opozita] që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, që s’kanë prekur lopatë me dorë, ata që edhe pemët i kanë prej plastike, se i zë alergjia nga bishti i lopatës, nuk kanë asnjë shpresë”, tha Veliaj.

Për Berishën dhe premtimet e tij për gjëra falas, ai tha se janë vetëm gënjeshtra, sepse ata e kanë Bashkinë e Shkodrës ku mund të zbatojnë premtimet që bëjnë, ndërkohë faktet flasin vetë që nuk është bërë asgjë.

“Kur dëgjoj këto muhabete, që do bëjmë falas këtë e falas atë, të duket sikur ajo parti ka dy programe: një program e ka për ata që i ka gënjyer dhe një program tjetër për ata që do të gënjejë. Ata që i ka gënjyer i ka në Shkodër, se aty e kanë Shkodrën dhe ju them: takova ca shkodranë rrugës, pse s’e bëjnë autobusin falas në Shkodër, pse s’e bëjnë çdo gjë falas në Shkodër? Na trego si e bën në një bashki që e ke, që ta kopjojmë edhe ne të tjerët. Duke qenë se ata i kanë gënjyer një herë, nuk i thotë dot dy herë. Kurse në Tiranë, ngaqë s’e ka konsumuar gënjeshtrën, e nis nga e para. M’u dhimb Saliu kur e pashë në stadium, ishte një pikëllim i madh, një burrë 80 vjeç i fliste sediljeve bosh. Se militantët kishin ardhur për të parë stadiumin, sa e panë stadiumin ikën, s’pyet njeri për Saliun. Ata i ka marrë lumi”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se Berisha ka hall se nuk kalon dot Rinasin. “Këtej flasin për fukarallëkun, e këtej nuk kanë mbjellë asnjë pemë, nuk dhuruan asnjë shtëpi për tërmetin, se një parti që ka 100 mijë euro për stadiumin, atëherë duhet ta kesh një gjë për qytetin. Mjafton të shohësh makinat e tyre, të shohësh luksin e tyre dhe ti thua: ‘Një parti me kaq shumë të ardhura, një gjë do ta bënte’. Ata nuk thonë dot nga iu vijnë lekët. Ju vijnë nga Rusia, janë rusët ata që u thonë silluni kështu. Dhe sa herë që Shqipërisë i shkojnë punët mbarë, rusët i çojnë fjalën në vesh, llogari tek konto Monikës dhe fillon sherri. Dhe ti thua ore nga lindi ky sherr. Ditën që Shqipëria bën një hap përpara ata çirren. Kështu që, ne duhet të vazhdojmë përpara”, tha Veliaj.

Related

Previous Post

Premtoi fushatë pa postera e shpenzime ‘luksi’, por fotot e Edi Ramës dhe slogani i PS ‘pushtojnë’ kryeqytetin!

Next Post

Luçiano Boçi thirrje qytetarëve: Të bashkohemi dhe ta bëjmë qytetin perlë të Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

by redaktor2
08/04/2025
0

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi publikoi pamjet filmike që faktojnë farsën zgjedhore të 11 majit në qarkun...

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

by redaktor2
08/04/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me debatet e fundit mbi draftin e...

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Policia: Përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga…

Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron avokati

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij
  • Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për …
  • “Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të …
  • Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Proble…
  • Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron av…
  • Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektori…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.