• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj: PS si traktor i ri modern që ecën vetëm perpara, çifti Berisha-Meta traktor pa gomë që mezi lëviz

04/17/2023
in Politikë, Slider
Veliaj: PS si traktor i ri modern që ecën vetëm perpara, çifti Berisha-Meta traktor pa gomë që mezi lëviz
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në vijim takimeve në çdo njësi, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj u ndal në Pezë, ku mbolli edhe disa pemë me banorët e zonës. Ai e krahasoi Partinë Socialiste me një traktor të ri, modern, që i çon punët e qytetit perpara, kurse çiftin Berisha-Meta si një traktor të vjetër, që mezi lëviz.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Këtij zetorit blu, i ka rënë goma, është prodhim sovjetik, mezi e kemi sjellë me karrotrec deri këtu, se ecte më shumë mbrapa se sa para. Kurse, ky zetori perëndimor, me mijëra kuaj fuqi, ka takat të punojë toka, të ecë përpara, ta zhvillojë terrenin, të japë prodhim e të sjellë bereqet. Kjo është diferenca këtu në fshat, midis zetorit blu dhe traktorit tonë, që ecën përpara dhe çan rrugë të reja, sjell prodhim për tokat tona, për familjet tona, për fshatin tonë. Ndaj, miqtë e mi, bëni krahasimin: Nëse doni dikë që t’ju punojë tokën, t’ju sjellë prodhim, t’ju sjellë bereqet, të ketë produktivitet, do zgjidhni produktin sovjetik? Do zgjidhni Saliun, që i ka dalë rrota? Do zgjidhni Ilir Metën që i merr lekët nga rusët? Apo traktorin perëndimor që ka fuqi, që ka mbështetje, që mund të na çojë përpara?”, tha Veliaj.

Duke komentuar hapjen e fushatës së Berishës dhe Metës, Veliaj tha se ka më shumë njerëz në këtë fushë kalçetoje në Pezë, se sa ishin në stadiumin “Arena Kombëtare” të shtunën.

“Saliu kishte harruar që militantët nuk duhet t’i paguash vetëm për të ardhur, por duhet edhe për të ndenjur. Kurse ne e kemi falas dashurinë. E kemi falas shoqërinë, e kemi falas këtë kontribut sepse e bëjmë aty ku kemi zemrën. Siç thotë kjo kënga jonë: ‘ku është shoqëria, ku është dashuria, aty është Shqipëria’. Aty është forca jonë, aty është frymëzimi ynë, aty është fitorja jonë”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi: “E patë stadiumin? Ishte e trishtueshme ta shikoje Saliun që u mbante fjalim sediljeve. U kënaqën sediljet bosh me fjalime, kurse Saliu fliste sikur po u fliste turmave. Qartazi i ka ngelur ora në vitet ’90-të, ku ca njerëz e hëngrën sapunin për djathë. Në vitet ’90-të ca njerëz thane: ‘Piramidat janë e ardhmja! Sudja është e ardhmja! Xhaferri, “Populli”, Vehbiu, janë e ardhmja!’. I ka ngelur mendja tek ato vite, ku njerëzit gënjeheshin. Por ne të gjithë e dimë, dilte Saliu me Suden thoshte: ‘Falas, falas, falas’, kur në një moment doli Sudja tha: ‘Mbaruan lekët!’. Njerëzit humbën shtëpinë, humbën tokat, humbën kursimet. Falas ishte për ca kohë, por pastaj mbaroi gjithçka! Historitë me falas, e me pa lekë, kap ç’a të kapësh, secili për vete, zgjasin, por zgjasin shumë pak, nuk janë afatgjatë. Ky zetori këtu është falas, por nuk ke ç’e do, se nuk ecën një metër, nuk punon asnjë tokë, nuk hap dot asnjë kanal, nuk mbjell dot asnjë bimë. Këtij traktorit tjetër duhet të hipësh, duhet ta drejtosh, duhet ta mbushësh me naftë, ama garancinë për ta punuar tokën e ka vetëm ky që ecën përpara, që ka takat, që ka kuaj fuqi dhe që është perëndimor dhe që ecën përpara”, përfundoi Veliaj.

Related

Previous Post

“Qeveria ka dështuar, bilanci i tyre katastrofik”- Ilir Meta: Kukullat e ‘rilindjes’ në Elbasan dhe Durrës nuk pranojnë ballafaqim me Luçiano Boçin dhe Igli Carën

Next Post

“Përpara me Edi Ramën do të thotë shkatërrim i familjes”, Berisha: Baxhanaku dhe thjeshtra e tij, kampionë në fitimin e tenderave

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.