• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj dhe Elvana Gjata shërbejnë darkën e iftarit për Natën e Kadrit

04/18/2023
in Politikë, Slider
Veliaj dhe Elvana Gjata shërbejnë darkën e iftarit për Natën e Kadrit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, shërbyen mbrëmjen e djeshme iftarin e Natës së Kadrit në Qendrën Sociale “Të Qëndrojmë së Bashku” në Kombinat. Artistja shqiptare u shpreh mirënjohëse që u bë pjesë e shërbesës në këtë natë të shenjë për besimtarët myslimanë. Ndërsa, Veliaj i uroi të gjithë besimtarët agjërim të pranuar në një natë ku vlerësohet sakrifica e secilit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Faleminderit shume, Lali Eri! Është vërtet nder për mua! Faleminderit shumë për ftesën! Zemra jote është e madhe dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu me ty sot, bashkë me motrat dhe vëllezërit tanë. Zoti ju’a pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat tuaja të mira! Më vjen mirë që, ashtu siç Zoti është treguar i mirë me mua, të jem ndihmë, të jem krah për të gjithë ju që jeni këtu sot dhe shumë të tjerë”, tha Elvana Gjata.

“Unë dhe Elvana mezi e pritëm që të shërbenim darkën e Natës së Kadrit së bashku me ju. E di që kemi kaluar kohë shumë të vështira dhe jam shumë i ndërgjegjshëm për këtë. Sa herë sjell një mik ose një mikeshë, siç kam sjellë sot Elvanën, është një mënyrë për të dhënë një mesazh se kur jemi bashkë mund të bëjmë disa gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Unë ju njoh shumë prej jush, ua di historinë, sakrificat, e ndonjëherë edhe vështirësitë që keni kaluar në jetë. Sot është një natë kur kërkojmë falje për ato gjëra që nuk i kemi bërë si duhet, kërkojmë mëshirë për ato ditë që nuk kemi qenë në formën tonë më të mirë, kërkojmë ndihmë që Zoti të na japë fillimisht njëri-tjetrin. Po të kemi njëri-tjetrin, po të kemi dashuri, ne mund të ecim përpara,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se vetëm në këtë muaj të bekuar në Tiranë janë hapur dy xhami të reja. “Jam shumë mirënjohës që kemi hapur xhaminë e re këtu në “Misto Mame”, po ashtu edhe një tjetër te Depo e Ujit. Sa herë hapet një institucion që afron njeriun me Zotin, mbyllet një derë burgu, dhe siç kemi këtë institucion, që është një institucion civil fare pranë një institucioni të besimit, e ndajmë barrën e vështirësive dhe sfidave. I falenderoj të gjithë, duke filluar nga gocat që shërbejnë këtu, të gjitha skuadrat tona në qendrat sociale. I falenderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat në xhamitë e Tiranës, por sidomos në zonat periferike, ku edhe nevoja është pak më e madhe e ku bujaria lipset më shumë,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi këngëtaren Elvana Gjata për gjestin e saj human, që iu bashkua në natën e shenjtë të Kadrit. “Sot jam shumë mirënjohës për Elvanën dhe punën që ajo bën. Ajo është një nga ato artiste, e cila edhe pse është kaq e kërkuar, tha unë do vij dhe do shërbej një pjatë supë; do të thotë se kush është i mirë si qytetar, është i mirë edhe si artist. Sot na duhen më shumë se kurrë njerëz që mbjellin paqe dhe dashuri, sesa ata që mbjellin inat dhe sherr. Për sa kohë që shumica e do mirëkuptimin, e do bashkëpunimin, shumica e sheh tjetrin jo me ego, por si ta ndihmojë të ecë përpara, unë besoj se ky është një mësim që Elvana na jep për të gjithë të rinjtë,” tha Veliaj.

Related

Previous Post

“Qeveria ushtron presion ndaj 450 familjeve në Vorë”, kandidati i PD Indrit Hoxha: Qytetarët po i trajtojnë si pronë dhe veten si skllavopronarë

Next Post

PE i jep dritën jeshile Kosovës për liberalizmin e vizave, Kurti: Një hap më pranë BE-së

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.